Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në Strasburg të Francës, do të zhvillojnë protestën e katërt me radhë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që i konsiderojnë padrejtësi që po u bëhen çlirimtarëve në Gjykatën e Hagës.
Ata do të organizojnë këtë protestë para Këshillit të Evropës. Krejt kjo do të ndodhë me fillim nga ora 13:00.
