Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria në katërshen e parë për anëtarësim në BE, Kos: Viti 2026, rekord për kapitujt

GD
Gazeta Demos27 shtator 2026 në 16:50
Shqipëria në katërshen e parë për anëtarësim në BE, Kos: Viti 2026, rekord për kapitujt

Viti 2026 po shënon ritmin më të lartë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian në një çerek shekulli. Në një intervistë të dhënë për rrjetin mediatik France 24, Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar periudhën aktuale si “vitin e zgjerimit”, duke konfirmuar se gjatë nëntë muajve të fundit janë hapur dhe mbyllur më shumë kapituj se në çdo vit tjetër që prej dy dekadash e gjysmë.

Pavarësisht se nga vala e fundit e zgjerimit me Kroacinë në vitin 2013 nuk ka pasur anëtarësime të reja — dhe hyrjet e para nuk priten përpara vitit 2028 — procesi ka marrë një dinamikë të re institucionale.

Shqipëria mes katër vendit kryesuese të procesit

Sipas Komisioneres Kos, procesi i anëtarësimit udhëhiqet nga katër shtete, ku Shqipëria renditet në bllokun kryesor të vendeve me ecuri pozitive.

“Mali i Zi, i cili është realisht në krye, mund të përfundojë negociatat teknike në fund të vitit dhe më pas të bëhet anëtar në vitin 2028. Shqipëria është në rrugë të mbarë. Moldavia po jep gjithnjë e më shumë rezultate dhe, sigurisht, edhe Ukraina. Pra, këto janë katër vendet në krye.”, tha Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerimin për France 24.

Pavarësisht avancimit të Mali të Zi si kandidat kryesor, Kos bëri një dallim mes udhëheqësit të procesit dhe performancës më të mirë reformuese, duke veçuar Moldavinë si “studenten më të mirë” për nga ritmi i reformave, marrë parasysh nisjen e vonshme të procesit në krahasim me Ballkanin Perëndimor.

Kushtëzimi i fondeve dhe zbatimi i pabarabartë i reformave

Zbatimi jo uniform i reformave në rajonin e Ballkanit Perëndimor pritet të shoqërohet me masa financiare penalizuese nga Brukseli. Komisioni Evropian po shqyrton rialokimin e rreth 330 milionë eurove nga fondet e destinuara për rajonin, duke i zhvendosur ato nga vendet me performancë të ulët drejt atyre që përmbushin detyrimet.

Në këtë kuadër, Mali i Zi regjistron një shkallë realizimi prej 91% të reformave të kërkuara, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina paraqet një normë zbatimi prej 0%, si pasojë e mosratifikimit të dy marrëveshjeve kyçe nga klasa politike vendase.

“E dini, Bashkimi ynë Evropian nuk është një organizatë bamirëse. Pra, për të qenë në gjendje të ndihmojnë ekonomitë dhe shoqëritë e tyre të zhvillohen, ata duhet të zbatojnë reformat, dhe ne u japim paratë vetëm nëse ata po e bëjnë këtë.”, theksoi Marta Kos.

Ngrirje e raporteve me Serbinë pas deklaratave politike

Lidhjet diplomatike mes Brukselit dhe Beogradit mbeten të tensionuara. Komisionerja Kos bëri të ditur se ka anuluar zyrtarisht një mision të planifikuar në Serbi, pas ngjarjeve që shoqëruan funeralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.

Përfaqësuesja e BE-së nëvizoi se çështjet mbi shpejtësinë e reformave mund të diskutohen, por glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit të Srebrenicës mbeten linja të kuqe të pakapërcyeshme për shtetet anëtare. “Besimi midis shteteve anëtare të BE-së dhe Serbisë u thye edhe më shumë me glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç në funeralin e tij. Ne presim që të gjithë kandidatët e BE-së, veçanërisht ata nga Ballkani Perëndimor, të ecin në rrugën e pajtimit. Por ndonjëherë kam ndjesinë se, në vend që të shërojnë plagët e së kaluarës, udhëheqësit po i hedhin kripë këtij procesi.”, deklaroi Marta Kos

shqipëriaviti2026

Të ngjashme

Shqipëria e nis mbarë misionin në Ligën e Kombeve!

Shqipëria e nis mbarë misionin në Ligën e Kombeve!

22:44
Asllani nga penalltia, Shqipëria kalon në epërsi ndaj Bjellorusisë

Asllani nga penalltia, Shqipëria kalon në epërsi ndaj Bjellorusisë

21:22
Shqipëria publikon formacionin ndaj Bjellorusisë

Shqipëria publikon formacionin ndaj Bjellorusisë

20:01

Më shumë nga Lajme

  • 18:45Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
  • 18:15Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
  • 18:08Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me para, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
  • 18:06“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 18:03Labinot Rexha proteston në Gjenevë me familjen: “Zëri ynë nuk do të heshtë”