Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqetësim në shkollën e Ferizajt: Nxënësi i klasës së 8 me armë zjarri, Policia thotë se ishte thikë

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 16:19
Shqetësim në shkollën e Ferizajt: Nxënësi i klasës së 8 me armë zjarri, Policia thotë se ishte thikë

Një nxënësi në shkollën fillore ”Gjon Serreçi”, dyshohet t’i jetë gjetur në ambientet e mësimit, armë zjarri.

Lexues të klankosova.tv, prindër të fëmijëve vijues mësimor të kësaj shkolle kanë rrëfyer momentet kritike.

”I kam pa vetë ata që punojnë, kam biseduar me një arsimtare, ajo kish menduar që është lodër”, u shpreh një prind me shqetësim në kushte anonimiteti për klankosova.tv.

”Pastaj i ka dalë që është armë zjarri, e nuk e di ku po jetojmë”, vazhdoi tutje.

Pyetur tutje mbi detajet dhe për sigurinë e kësaj situate, shtonte:

”Unë jam kanë aty vet edhe i kam pa policinë aty”.

Nxënësi të cilit dyshohet t’i jetë gjetur armë zjarri dhe konfiskuar më pas nga policia, mësohet të jetë i klasës së 8-të.

Megjithatë version tjetër ka dhënë policia.

Ata nuk konfirmuan për gjetje të armë së zjarrit, por armë të ftohtë – thikë.

”Policia në Ferizaj ka pranuar një informatë se në një shkollë fillore të mesme të ulët në Ferizaj një nxënës i mitur mbante në posedim një mjet të mprehtë (thikë). Njësia policore ka reaguar menjëherë, ka identifikuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar mjetin”, u shpreh Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Tutje ai konfirmoi për klankosova.tv, se i mituri është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prezencën e prindit dhe njësisë për dhunë në familje, me autorizim të prokurorit kujdestar për të mitur.

Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

I njëjti prind po ashtu pati një lutje për klankosova.tv, duke shprehur shqetësim mbi transmetimin e së vërtetës së saktë nga menaxhmenti i shkollës, rreth asaj çfarë raportohet të ketë ndodhur.

”Bëni sa më publike sepse këta e fshehin ngjarjen – nuk lejohet më kjo sepse çka të ndodh këta e fshehin”.

Ndryshe, klankosova.tv, ka tentuar të marrë edhe një deklaratë nga drejtuesit nga shkolla fillore në të cilën ka ndodhur rasti, dhe deri në publikimin e lajmit, ende s’ka pranuar përgjigje.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut