Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpërthim i fuqishëm në Prizren, digjet një shtyllë elektrike

GD
Gazeta Demos14 shkurt 2026 në 08:34
Shpërthim i fuqishëm në Prizren, digjet një shtyllë elektrike

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, në lagjen Xhemil Doda, në zonën e Shadërvanit, pasi paraprakisht është dëgjuar një shpërthim në një shtyllë elektrike.

Sipas informatave të marra, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15. Banorët e lagjes kanë deklaruar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe, pasi kanë dalë jashtë, kanë parë shtyllën elektrike të përfshirë nga flakët, raporton RTK.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar me shpejtësi, duke arritur ta vënë zjarrin nën kontroll dhe ta shuajnë atë. Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar dhe as për dëme materiale në shtëpitë përreth.

Ndërkohë, banorët kanë theksuar se ditët e fundit në qytet po shfaqen gjithnjë e më shpesh raste të ngjashme të shpërthimeve dhe zjarreve në shtyllat elektrike, çka ka shtuar shqetësimin mes tyre.

Prizren

Më shumë nga Lajme

  • 17:54Bajrami me apel për deputetët: Uluni dhe formoni institucionet
  • 17:53Rasti i Vezir Hazirajt, prokurorja: Ne i kemi dhënë shkaqet pse kemi kërkuar paraburgimin e tij, presim vendimin e Gjykatës
  • 17:51Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë
  • 17:48Ramadani: Jemi të hapur të takohemi me Kurtin, por në prani të kamerave
  • 17:47Ishte në arrati, ky raportohet se është i dyshuari që u kap pas të shtënave në Pejë