Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pas deklaratës së mbrëmshme, ku i njëjti tha se anëtarët e kësaj partie po i vizitojnë ish-krerët e tyre, Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë me qëllim të marrjes së instruksioneve politike për vendin, raporton GazetaDemos.
Sipas Musliut, Kurti është një armik i Kosovës, teksa e ofendoi me po të njëjtin epitet që Kurti i kishte ofenduar me të përfunduar zgjedhjet e shkurtit.
“Nëse dikush në këtë shtet mund të quhet HAJVAN, atëherë ai është pikërisht ai që sot udhëheq qeverinë.