Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, e cila u vendos e fundit pranë Gjykatës Speciale, qytetarët kanë nisur të shpërndahen për t’u ritakuar nesër në mëngjes.
Organizatorët e “Liria ka Emër”, thanë se kanë marrë urdhër nga policia holandeze se kushdo që kalon nëpër qytet me flamuj apo shtiza, do të iu konfiskohen.
Nesër, më fillim nga ora 10:00 do të jepet verdikti i shkallës së parë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.



