Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 23:02
Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë

Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë

Dhimbjen për vdekjen e vëllait, Azem Krasniqi, Jakup Krasniqi do të dëshironte ta ndante me familjarët e tij.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, që ndodhej nën masën e paraburgimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nuk u lejua të vinte në varrimin e të vëllait.

Por, vizita në Kosovë, atij iu lejua pas disa ditëve, përkatësiht më 10 tetor të vitit 2024 dhe ajo u zhvillua nën kushte të rrepta sigurie, i shoqëruar vazhdimisht nga forca policore të EULEX-it dhe Kosovës.

Ish-kryeparlamentari, i cili po bëhen gati gjashtë vite që po mbahet në Hagë, fillimisht vizitoi varrezat e Negrocit, ku ishte varrosur vëllai i tij.

Lulet dhe homazhet para varrit të Azem Krasniqit, Jakup Krasniqi i bëri nën monitorimin e katër zyrtarëve të huaj, të ngarkuar me përcjelljen e tij gjatë qëndrimit në Kosovë.

Pas përfundimit të vizitës në varreza, kolona me rreth dhjetë automjete të blinduara u nis drejt shtëpisë së familjes në brendësi të fshatit.

Gjatë rrugës, familjarë dhe bashkëfshatarë e pritën me emocion. Ata nuk patën mundësi t’i afroheshin, por e përshëndetën nga distanca, derisa Krasniqi hyri në oborrin e shtëpisë.

Edhe në ambientet familjare, qëndrimi i tij ishte i kufizuar dhe nën përcjellje të vazhdueshme. Dyert e shtëpisë qëndruan të hapura për rreth pesë orë, ndërsa përreth saj ishin të pranishëm dhjetëra zyrtarë të misionit evropian, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Vizita e 10 tetorit 2024, ishte e para dhe e vetmja e Jakup Krasniqit në Kosovë, që nga arrestimi dhe dërgimi i tij në Hagë, më 4 nëntor të vitit 2020, ku po përballet me procesin gjyqësor së bashku me tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, vendimi për të cilët do të merret paraditen e 16 shtatorit

vizitajakupkosovë

Të ngjashme

Fruthi nuk ndalet në Kosovë, 269 raste të konfirmuara dhe 27 të reja brenda javës

Fruthi nuk ndalet në Kosovë, 269 raste të konfirmuara dhe 27 të reja brenda javës

23:28
Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

15:02

Më shumë nga Lajme

  • 07:42Vetëvendosje shkon në Prokurorinë Speciale, sot dorëzon materiale – për çfarë bëhet fjalë?
  • 07:37Mblidhen sot Komisonet Parlamentare, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen
  • 07:37Këto vende do të mbesin sot pa energji elektrike
  • 07:33Mot me shi, reshje më të dendura priten në këto zona
  • 23:42Arbër Hajdari mohon përfshirjen në garën për Bashkinë e Tiranës: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri