Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shpallet konkurs për zgjedhjen e një anëtari jo prokuror

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 18:07
Shpallet konkurs për zgjedhjen e një anëtari jo prokuror

Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, mbajti të martën mbledhje në të cilën u diskutua për shpallen e konkursit për zgjedhjen e një anëtari joprokuror të KPK-së.

Pas diskutimit, Komisioni në përbërje të Albulena Haxhiut, kryetare dhe Lulzim Sylejmanit nga KPK, Gazmend Bahtiri nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Yll Buleshkaj nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, anëtarë, mori vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e një anëtari jo prokuror të KPK-së më 27 shkurt 2026 në kohëzgjatje prej 20 ditësh nga dita e shpalljes.

Haxhiu tha se procesi do të jetë transparent dhe mund të monitorohet nga OJQ-të që merren me çështje të drejtësisë dhe mediat.

E para e Kuvendit inkurajoi gratë që të aplikojnë për këtë proces që ajo e quajti të rëndësishëm për Republikën.

“Zbatimi i reformës në Këshillin Prokurorial është jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Përkushtimi ynë për reforma të thella dhe të qëndrueshme vazhdon sepse sundimi i ligjit kërkon angazhim të përhershëm ndaj qytetarëve dhe shtetit tonë”, theksoi me këtë rast kryetarja Haxhiu.

prokuroria

Të ngjashme

E konfirmon Prokuroria: Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje

E konfirmon Prokuroria: Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje

13:32
Përparim Rama del nga Prokuroria Speciale pas gati dy orësh intervistim

Përparim Rama del nga Prokuroria Speciale pas gati dy orësh intervistim

15:47

Më shumë nga Lajme

  • 15:36Gjilan/ Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i vdekur me foshnjën e tij
  • 15:09Osmani reagon për rastin e Arlinda Zekajt: “Për ju është rutinë, për mua është jetë” – citon letrën prekëse të saj
  • 15:09Ymeri: Protestat janë reagim ndaj dështimit ekonomik dhe propagandës së Qeverisë
  • 15:06Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Pejë, policia jep detaje
  • 15:02Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë. I jep dhuratën e veçantë