Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren reagon me dhimbje pas vrasjes së nxënësit të saj 14 vjeçar: Ëndrrat i mbetën në gjysmë

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 17:34
Shkolla “Emin Duraku” në Prizren reagon me dhimbje pas vrasjes së nxënësit të saj 14 vjeçar: Ëndrrat i mbetën në gjysmë

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prizren ka reaguar me dhimbje pas humbjes së jetës së 14-vjeçarit Omer Purova, në ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren.

Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet, 14-vjeçari pësoi lëndime të rënda pas një konflikti me një 17-vjeçar, ku dyshohet se u përdor një mjet i mprehtë. Pavarësisht përpjekjeve për shpëtimin e tij, i mituri humbi jetën.

Shkolla “Emin Duraku” ka bërë të ditur se Omeri ishte nxënës i saj dhe se në qershor të këtij viti kishte përfunduar klasën e nëntë.

“Me dhembshurinë më të madhe e bëjmë këtë postim për vdekjen e nxënësit tonë Omer Purova, i cili nga një moment tragjik ndërroi jetë natën e datës 27.08.2026”, thuhet në reagimin e shkollës.

Nga kjo shkollë kanë thënë se Omeri kishte ëndrra dhe aspirata për të ardhmen dhe se pas përfundimit të shkollimit fillor do të vazhdonte mësimin në shkollën e mesme.

“Omeri kishte ëndrra, aspirata për jetën e tij si çdo fëmijë. Pas përfundimit të shkollimit fillor ai do të vazhdonte në shkollën e mesme. Mirëpo, fatkeqësisht ëndrrat e tij u shuan dhe mbetën në gjysmë, pas këtij momenti tragjik që e pësoi ai”, thuhet në reagim.

Shkolla u ka shprehur ngushëllime familjes së Omerit dhe bashkëmoshatarëve të tij, ndërsa ka apeluar që raste të tilla të mos përsëriten.

“Shpresojmë që raste të tilla të mos ndodhin më dhe prindërit të kenë më shumë kontroll te fëmijët e tyre, në mënyrë që të mos qëndrojnë në orët e vona… dhe këto raste të mos përsëriten kurrë”, thuhet në reagimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorisë së shkollës.

Ngjarja është duke u hetuar nga autoritetet kompetente, ndërsa i dyshuari, 17-vjeçar, është ndaluar për procedurat e mëtejshme ligjore.

Reagimi është publikuar nga nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtoria e SHFMU “Emin Duraku”, përmes psikologes së shkollës, Rrita Çollaku./TvPrizreni/.

shkollaeminduraku

Më shumë nga Lajme

  • 18:10Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë
  • 18:03“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Presidenca harron fjalinë e ChatGPT-së në komunikatë
  • 17:33Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
  • 16:53Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin
  • 16:46Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë