Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkeljet që gjeti Apeli në vendimin e Themelores për masën e paraburgimit ndaj pesë policëve

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 17:34
Shkeljet që gjeti Apeli në vendimin e Themelores për masën e paraburgimit ndaj pesë policëve

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan e cila më 9 korrik 2025 ua ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të dyshuarve, Apeli e ktheu çështjen në rivendosje.

Sipas vendimit të Apelit, ankesë ndaj vendimit të Themelores, e cila kishte caktuar paraburgimin kanë parashtruar mbrojtja e pesë policëve të dyshuar.

Apeli vlerëson se seanca dëgjimore është mbajtur në shkelje të dispozitave ligjore.

Sipas Apelit, prokurori i shtetit nuk e ka elaboruar kërkesën për caktim të paraburgimit dhe se nuk ekziston konstatimi se palët kanë hequr dorë për elaborim të kërkesës për paraburgim.

Shkalla e dytë thekson se vendimi i Themelores nuk përmban analizë dhe vlerësim të provave relevante për të konstatuar dyshimin e bazuar mirë se të dyshuarit kanë kryer veprën penale për çka dyshohen.

Gjithnjë sipas vendimit të Apelit, shkalla e parë vetë ka listuar prova dhe se të njëjtat nuk janë vlerësuar apo analizuar për të kuptuar se a ekziston dyshimi i bazuar që të caktohet pastaj masa e paraburgimit, pasi që ekzistimi i dyshimit të bazuar llogaritet sipas vendimit, kusht për caktim të paraburgimit.

Po ashtu, në këtë vendim thuhet se në mungesë të analizimit të secilës provë veç e veç, i mungon individualizimi i veprimeve të secilit të dyshuar për të përcaktuar pastaj intensitetin e veprimeve të të dyshuarve.

Aty thuhet se po të përcaktohej veprimi individual nga gjyqtarja e procedurës paraprake për secilin të dyshuar, do të mund të caktohej masa e sigurisë në proporcion me veprimet e secilit të dyshuar.

Prandaj, sipas Apelit, shkalla e parë ka dështuar të bëjë analizën e dyshimit të bazuar duke rrëshqitur kështu në vlerësim formal dhe jo substancial të rrethanave për caktim të paraburgimit.

Apeli ka sqaruar se shkalla e parë ka dështuar të arsyetojë rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

Sipas kësaj Gjykate, ka qenë i kushtëzuar vendimi për kthim në rigjykim për shkak se lënda është bartur në Sistemin për Menaxhimin Informativë të Lëndëve dhe se nuk ka poseduar shkresat e lëndës fizikisht sidomos për të vlerësuar CD dhe video-incizimet.

Andaj, në rivendosje, Apeli thekson se shkalla e parë duhet të vlerësojë standardin e dyshimit të bazuar, të bëhet individualizimi i veprimeve të secilit të dyshuar, të specifikohen rrethanat konkrete që përbëjnë rrezik të përsëritjes së veprës penale dhe të vlerësohet CD./Betimi për Drejtësi

Më shumë nga Lajme

  • 13:31Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres të punoj me presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës
  • 13:31Ministria e Hotit njofton për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, ia huq fortë me fotografinë – AI ia ndërron fytyrat ministrave
  • 13:29Pas themelimit të institucioneve Haradinaj kërkon krijimin e një opozite të fortë: Aleanca gati të marrë përgjegjësi
  • 13:18Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime kthjellohu
  • 13:02Banesa, shtëpi, toka dhe aksione, kjo është pasuria e deklaruar e presidentes Shiroka-Pula