Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Pas themelimit të institucioneve Haradinaj kërkon krijimin e një opozite të fortë: Aleanca gati të marrë përgjegjësi

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 13:29
Pas themelimit të institucioneve Haradinaj kërkon krijimin e një opozite të fortë: Aleanca gati të marrë përgjegjësi

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës.

Haradinaj tha se, pavarësisht vështirësive, çdo punë mund të përfundojë kur ekziston vullneti dhe angazhim.

“Dje u kry një punë e mirë në Kosovë, u votua Ligji për Kufizimet për Dhomat e Specializuara. Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu uroi presidenten e zgjedhur, Justina Shiroka-Pula, duke i uruar sukses në detyrën e re.

“Presidentes së zgjedhur, zonjës Justina Shiroka-Pula, ia uroj zgjedhjen, i uroj punë të mbarë”, u shpreh ai.

Haradinaj theksoi se, sipas tij, në Kosovë ende ka çështje të rëndësishme që duhet të adresohen, duke vënë theksin te nevoja për një opozitë të fortë.

“Qytetarë të dashur, ende punët tona mbeten pa kry. Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend. Në demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë”, tha ai.

“Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësinë bashkë me ju që ta përballim keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës”.

haradinajfortëkrijimin

Të ngjashme

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

12:26
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…

23:32

Më shumë nga Lajme

  • 10:41Një person vritet në Fier, plagoset vëllai i tij
  • 10:32Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë
  • 10:27Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës për qytetarët
  • 10:22SHKK-ja shënon 27-vjetorin e themelimit, në ceremoni marrin pjesë krerët shtetërorë
  • 10:20Përleshje fizike në Vushtrri, dy persona përfundojnë të lënduar - njëri dërgohet në mbajtje