Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

GD
Gazeta Demos22 korrik 2026 në 17:16
Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka realizuar inspektime në gjashtë kantiere ndërtimi në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Gjatë inspektimeve, IQP njofton janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

“Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë dhe shëndetit në punë, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në gjashtë kantiere ndërtimi – tre në Fushë Kosovë dhe tre në Prishtinë – deri në eliminimin e plotë të të gjitha parregullsive të evidentuara”, thekson njoftimi.

“Masat e ndërmarra kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për të gjithë punëtorët. Subjektet e inspektuara janë obliguar të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për përmbushjen e kërkesave ligjore, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë eliminuar rreziqet dhe janë përmbushur standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë”, thotë IQP.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke ndërmarrë masa ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.Njëkohësisht, Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i panegociueshëm”, përfundon njoftimi.

Më shumë nga Lajme

  • 16:03Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona: Janë njoftuar prokurorët kujdestarë
  • 16:02Përleshje në Ferizaj, arrestohen pesë persona – njëri dyshohet se goditi me kaçavidë
  • 16:00Trepça merr masa ndaj gjashtë punonjësve, dy prej tyre largohen nga puna
  • 15:46Shoqata e Qumështarëve: Neve na është ndaluar prodhimi me vaj palme, por Ministria lejon importin me përmbajtjen e njëjtë
  • 15:37Tentoi t’i jepte ryshfet policëve në Bërnjak, arrestohet një serb