Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shifra marramendëse| Ja sa para ka fituar Michael Jackson që nga vdekja

GD
Gazeta Demos6 dhjetor 2025 në 19:41
Shifra marramendëse| Ja sa para ka fituar Michael Jackson që nga vdekja

Sipas Forbes, që nga viti 2009 pasuria e Michael Jackson ka sjellë 3.5 miliardë dollarë të ardhura. Vetëm vitin e kaluar ai fitoi 105 milionë dollarë, më shumë se çdo artist i gjallë.

Fitimet vijnë nga muzika, filmat, shfaqjet dhe marrëveshjet e licencimit. Edhe pas vdekjes, emri i tij vazhdon të jetë një nga më fitimprurësit në botë.

Ndërkaq, traileri i parë i filmit biografik për Michael Jackson ka bërë histori, duke u kthyer menjëherë në një fenomen global. Vetëm disa orë pas publikimit, ai u bë traileri më i shikuar për një film biografik muzikor të të gjitha kohërave. Sipas të dhënave të “ËaveMetrix”, të publikuara më 8 nëntor, traileri arriti më shumë se 116.2 milionë shikime në mbarë botën, duke tejkaluar çdo rekord të mëparshëm për këtë zhanër.

Filmi, i prodhuar nga “Lionsgate” dhe i drejtuar nga Antoine Fuqua, do të dalë në kinema më 24 prill 2026. Rolin e Mbretit të Popit e luan Jaafar Jackson, nipi i artistit legjendar, i cili do të interpretojë xhaxhain e tij në ekran. Në krah të tij luan aktori i nominuar për “Oscar”, Colman Domingo, në rolin e Joe Jackson, babait të Michaelit, shkruan TAR.

Kasti përfshin gjithashtu Miles Teller si avokati John Branca, Kat Graham si Diana Ross, Nia Long si Katherine Jackson, Laura Harrier si Suzanne de Passe, Kendrick Sampson si Quincy Jones dhe Juliano Krue Valdi në rolin e Michael-it të vogël. Suksesi i jashtëzakonshëm i trailerit ka habitur edhe vetë producentët. Presidenti i “Motion Picture Group” në Lionsgate, Adam Fogelson, deklaroi se pritja për filmin ka qenë shumë më e madhe se parashikimet, duke shtuar se ekziston mundësia që historia e Michael Jackson të vijojë edhe me një film të dytë.

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare