Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sherifi: Limaj kërkoi vetëm kryetarin e Kuvendit, nuk pranuam të flisnim për ministritë

GD
Gazeta Demos28 korrik 2025 në 18:45
Sherifi: Limaj kërkoi vetëm kryetarin e Kuvendit, nuk pranuam të flisnim për ministritë

Kryetari i NISMA-s Socialdemokratike, Fatmir Limaj, ka refuzuar çdo diskutim për poste ministrore, pasi kërkesa e tij ishte përqëndruar vetëm në udhëheqjen e Kuvendit të Kosovës.

Kështu deklaroi sekretari i këtij subjekti politik, Bilall Sherifi.

Sherifi tregoi se prioriteti i vetëm i Limajt dhe partisë së tij ishte pozita e kryetarit të Kuvendit, jo ndarja e pushtetit në ekzekutiv.

Ai theksoi se mandati për kryetar Kuvendi i takon mazhorancës, por edhe se partia më e madhe nuk mund ta zgjedhë atë pa numrat e nevojshëm.

“Mandati i kryetarit të Kuvendit i takon mazhorancës. Partia më e madhe e propozon kandidatin, por nëse nuk ka mazhorancë, nuk mund ta zgjedhë, siç edhe u dëshmua”, tha Sherifi në TV Dukagjini.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, zbuloi se megjithëse ka pasur diskutime të përgjithshme me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje, Limaj nuk ka pranuar të hyjë në negociata për ndonjë ministri të caktuar.

“Z. Limaj na ka thënë se kemi pasur një ofertë të mirë në kuptimin e diskutimeve të përgjithshme, por nuk është folur asnjëherë konkretisht për ministri. Ai nuk ka pranuar të diskutojë fare për poste. Ne kemi qenë të përcaktuar për partneritet në Kuvend”, u shpreh Sherifi.

Sipas tij, kreu i NISMA-s është një ndër deputetët më meritor për të udhëhequr Kuvendin, por një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse je pjesë e mazhorancës.

“Fatmir Limaj meriton të jetë kryetar i Kuvendit, por kjo kërkon domosdoshmërisht që të jesh pjesë e mazhorancës. Pa mazhorancë nuk zgjidhesh as kryeministër, as kryetar Kuvendi”, deklaroi Sherifi.

Më shumë nga Lajme

  • 15:01Musmurati: MF po e bllokon projektin 74-milionësh për pastrimin e Prishtinës, 100 kamionë dhe 10 mijë kontejnerë në pritje
  • 14:48Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve
  • 14:47Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social
  • 14:46“Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan
  • 14:45Droni strategjik i NATO-s fluturon mbi Shqipëri, pranë kufirit me Kosovën