Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shërbimi Korrektues ashpërson standardet në burgje: Rregulla të reja për sjelljen, sigurinë dhe pushimet e të dënuarve

GD
Gazeta Demos21 gusht 2026 në 15:16
Shërbimi Korrektues ashpërson standardet në burgje: Rregulla të reja për sjelljen, sigurinë dhe pushimet e të dënuarve

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë forcuar standardet e sjelljes, sigurisë dhe rehabilitimit në institucionet korrektuese.

“Të dyja këto akte synojnë të forcojnë standardet e sigurisë, rendit dhe disiplinës në institucionet korrektuese, duke krijuar një qasje më të qartë dhe të standardizuar në menaxhimin e personave të burgosur dhe në proceset që lidhen me rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.” – thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka nënshkruar sot më 21.08.2026, Kodin e Mirësjelljes së Personave të Burgosur në Institucionet Korrektuese dhe Udhëzuesin për zbatimin e kritereve dhe sqarimin e faktorëve për shfrytëzimin e pushimit jashtë institucionit korrektues për personat e dënuar.

Kodi i Mirësjelljes përcakton rregullat dhe standardet e sjelljes që duhet respektuar nga personat e dënuar dhe paraburgosur gjatë qëndrimit të tyre në institucionet përkatëse.Duke vendosur theks të veçantë në respektimin e rendit, disiplinës, komunikimin korrekt me stafin, personat e burgosur, shmangien e dhunës, kërcënimeve dhe konflikteve.

“Ai vendos theks të veçantë në respektimin e rendit dhe disiplinës, komunikimin korrekt me stafin dhe personat e tjerë të burgosur, shmangien e dhunës, kërcënimeve dhe konflikteve, respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të të tjerëve, si dhe bashkëpunimin në proceset e sigurisë, rehabilitimit dhe riintegrimit.” – thuhet tutje në njoftim.

Ky procesi i vlerësimit do të zhvillohet përmes ekipit multi-disiplinar, i cili pas shqyrtimit të të gjitha kritereve, faktorëve dhe rrethanave relevante, interviston personin e dënuar dhe i rekomandon drejtorit të institucionit korrektues aprovimin ose refuzimin e kërkesës.Vendimi merret në bazë të vlerësimit të dokumentuar në legjislacionin në fuqi.SHKK po ashtu ka bërë të ditur se do vazhdojë avancimin e standardeve profesionale në institucionet korrektuese.Ndërsa udhëzuesit për pushimet jashtë institucionit përcaktojnë mënyrën e zbatimit dhe vlerësimit të kritereve për shfrytëzimin e beneficionit, në bazë të dhënave konkrete të verifikueshme.

“Ndërsa Udhëzuesi për pushimet jashtë institucionit përcakton mënyrën e zbatimit dhe vlerësimit të kritereve për shfrytëzimin e këtij beneficioni. Vlerësimi bëhet në mënyrë individuale, objektive dhe profesionale, duke u bazuar në të dhëna konkrete dhe të verifikueshme, si dhe në vlerësimin e rrezikut.” – thuhet tutje në njoftim.

Sipas SHKK-së, në këtë proces do të merret parasysh edhe vepra penale, për të cilin i dyshuari është dënuar, qëndrimi ndaj veprës penale, sjellja gjatë vuajtjes së dënimit dhe respektimi i rregullave të institucionit, pjesëmarrja në programet rehabilituese, niveli i përgjegjësisë dhe besueshmërisë, rreziku për sigurinë publike, mundësia e përsëritjes së veprës penale, historiku i tentimeve për arratisje, si dhe rrethanat dhe mbështetja familjare.“Me këto hapa, Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të avancojë standardet profesionale në institucionet korrektuese, duke e vendosur në fokus sigurinë dhe disiplinën, krahas rehabilitimit, përgjegjësisë personale dhe përgatitjes së personave të dënuar për riintegrim në shoqëri.”- thuhet në njoftim

korrektuesstandardetshërbimi

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
  • 15:52Momenti kur i dyshuari për vrasjen e turistit mbërrin në Gjykatën e Sarandës
  • 15:43Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin
  • 15:42Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
  • 15:31Gara: Gërmimet përfunduan zyrtarisht, 23 persona të gjetur në Kalludër dhe Jabukë