Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i ligjit nga institucionet përgjegjëse

GD
Gazeta Demos29 mars 2026 në 23:10
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i ligjit nga institucionet përgjegjëse

Oda e Inxhinierëve të Kosovës ka bërë të ditur se ngjarjet e fundit në gropat ndërtimore, por edhe praktikat e përditshme në shumë projekte ndërtimore, siç thuhet, po dëshmojnë një problem serioz dhe të papranueshëm: moszbatimin e plotë të ligjit nga institucionet përgjegjëse.

Në reagim thuhet se Ligji për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit është i qartë, profesionet në fushën e ndërtimit duhet të ushtrohen nga inxhinierë të licencuar, brenda kompetencave të përcaktuara sipas kategorive të licencës, me qëllim të drejtpërdrejtë mbrojtjen e sigurisë publike .

“Megjithatë, në praktikë po ndodh e kundërta: Ligji nuk po zbatohet në mënyrë të plotë nga të gjitha institucionet. Kontrolli mbi zbatimin e licencave dhe përgjegjësive profesionale është i pamjaftueshëm. Lejohen devijime nga standardet dhe kompetencat ligjore”, thuhet në reagim.

Oda e Inxhinierëve tha se kjo nuk është vetëm shkelje procedurale, por siç thuhet, rrezik direkt për jetën dhe pronën e qytetarëve. Shembjet e dheut në gropat ndërtimore janë pasojë direkte e këtij realiteti.

“Në raste të tilla, përveç rrezikut për jetën e njerëzve, kemi edhe dëmtim të pronës dhe pasoja të mëdha ekonomike, të cilat mund dhe duhet të parandalohen përmes zbatimit të ligjit. Ato janë pasojë e një sistemi ku: ligji nuk zbatohet me rigorozitet, përgjegjësitë profesionale relativizohen, dhe kontrolli institucional mbetet formal”.

Në reagim thuhet se e njëjta logjikë rreziku ekziston edhe në shumë investime të tjera ndërtimore, nga objektet banesore deri te infrastruktura, ku çdo kompromis me ligjin përkthehet në rrezik real për sigurinë publike.

“Oda e Inxhinierëve rikujton qartë: Zbatimi i ligjit nuk është opsion dhe as çështje interpretimi – është detyrim ligjor dhe institucional. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse: Të zbatojnë pa kompromis legjislacionin në fuqi”.

“Të sigurojnë që çdo projekt realizohet nga profesionistë të licencuar, brenda kompetencave të tyre. Të forcojnë mekanizmat e kontrollit dhe inspektimit. Të ndërmarrin masa konkrete ndaj çdo shkeljeje. Siguria publike nuk negociohet. Ligji duhet të zbatohet – në çdo rast, për çdo projekt”, thuhet në reagim

shembja

Më shumë nga Lajme

  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj
  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë
  • 10:31Serbi kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme