Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shembja e dheut në Veternik, Komuna e Prishtinës paralajmëron procedura penale ndaj operatorit privat

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 15:36
Shembja e dheut në Veternik, Komuna e Prishtinës paralajmëron procedura penale ndaj operatorit privat

Një pjesë e rrugës në lagjen Veternik të Prishtinës është shembur, fillimisht duke u dyshuar se shkaku lidhej me reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin.

Mirëpo, sipas Komunës së Prishtinës, shembja nuk ka ndodhur në rrugën kryesore, por në një rrugë dytësore, ndërsa shkaku nuk lidhet drejtpërdrejt me kushtet atmosferike.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka bërë të ditur për lajmi.net, se rasti është serioz dhe se do të hapet edhe procedurë penale për rrezikim të sigurisë publike.

“Shembja e dheut nuk ka ndodhur në rrugën kryesore, por në një rrugë dytësore. Na duhet të hapet edhe rast penal për shkak të rrezikimit të sigurisë publike”, ka deklaruar Fushtica.

Ai ka sqaruar se shkaktari është një operator privat që po kryente punime në atë zonë, duke mos respektuar rregulloren dhe kushtet e ndërtimit.

“Inspektorët ia kanë ndërprerë menjëherë punimet. Vendpunishtja është mbyllur dhe janë vendosur shiritat e sigurisë”, tha Fushtica.

Sipas tij, inspektorët e ndërtimit do të ndërmarrin masa konform ligjit, ndërsa për ndërtuesin do të pasojë edhe dënim.

“Inspektorët e ndërtimit do të veprojnë sipas ligjit dhe do të pasojë dënimi për palën përgjegjëse”, ka shtuar ai.

Fushtica paralajmëroi se, nëse konstatohet se kompania nuk ka përmbushur kriteret e nevojshme, mund të pasojë edhe revokimi i lejes së ndërtimit.

“Do të vazhdojmë me procedura të tjera. Nëse vërtetohet që kompania nuk i ka përmbushur kushtet e ndërtimit, atëherë mund edhe t’i revokohet leja”, theksoi ai.

Sipas Komunës së Prishtinës, në atë zonë është duke u ndërtuar një objekt banesor dhe shembja ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në gropën punuese.

Më shumë nga Lajme

  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj
  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë
  • 10:31Serbi kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme