Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

GD
Gazeta Demos14 mars 2026 në 09:15
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se ekziston dakordim për zbatimin e Ligjit për të Huajt, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Pas takimit, Orav tha se gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke shprehur shpresën që çështjet e brendshme të zgjidhen sa më shpejt.

Ai bëri të ditur se gjatë javëve të fundit janë zhvilluar bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës dhe se tashmë ekziston një dakordim për zbatimin e ligjit, me disa hapa shtesë thelbësorë.

“Shpresojmë shumë që të gjitha ato çështje të brendshme të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të ecim përpara me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Por para së gjithash, sot në takim u përqendruam në zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt. Diskutuam për zbatimin, të cilin do ta fillojmë nesër. Kemi pasur bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot ka dakordim për zbatimin e Ligjit për të Huajt me hapa shtesë thelbësorë, para së gjithash sa i përket procesit të regjistrimit të serbëve të Kosovës dhe lejeve të qëndrimit të përkohshëm. Pra, Kryeministër Kurti, ju faleminderit shumë për konstruktivitetin tuaj. Dua të falënderoj gjithashtu për qasjen konstruktive të liderëve politikë serbë në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Sørensen, ka qenë gjithashtu në kontakt të ngushtë me Qeverinë e Serbisë për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme”, tha ai.

Peter Sorensen

Më shumë nga Lajme

  • 08:15Ali Ahmeti e quan historike fitoren e kandidatit të AKI në Komunën e Bërvenicës
  • 08:12Përkujtohet 37-vjetori i rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • 08:11“Edhe sa?” – Sot protestë para Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë në Gjakovë
  • 08:05Sot nis punën komisioni parlamentar për hetimin e rastit të Arlinda Zekajt – çka pritet të ndodhë?
  • 08:02Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale deri në në 12°C