Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shefi i EULEX-it: Situata në veri stabile, ka nxitës të mundshëm për tensione

GD
Gazeta Demos25 janar 2026 në 11:58
Shefi i EULEX-it: Situata në veri stabile, ka nxitës të mundshëm për tensione

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano deklaroi se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe stabile, megjithatë konsideron që ka ende sfida dhe “nxitës të mundshëm për tensione”.

Autoritetet vendore, ai thotë se duhet t’i adresojnë këto dhe të zgjidhen përmes dialogut.

Në intervistën për KosovaPress, Barbano thotë se ani pse nuk ka më mandat ekzekutiv, roli i EULEX-it në rast të tensioneve është i reaguesit të dytë të sigurisë.

Ai flet edhe për manipulimin me vota në zgjedhjet e fundit, sundimin e ligjit dhe nëse po arrin Kosova të luftojë korrupsionin.

Nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka ndryshuar udhëheqësia në komunat veriore.

Atje udhëheq Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar. Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano tregon nëse mund të ketë ndikim kjo në situatën e sigurisë në veri.

Në rast të tensioneve dhe përshkallëzimit të situatës në veri, Barbano tregon se cili është roli i EULEX-it.

Në anën tjetër, në gjithë Kosovën po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë, pasi është vërtetuar që ka pasur manipulim të votave.

Madje, të premten në Prizren është zhvilluar një aksion nga Prokuroria Themelore, ku janë ndaluar 109 persona.

Barbano thotë për KP se “është për të ardhur keq”, që ka pasur raste të tilla të keqpërdorimeve.

Më 28 dhjetor janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, për çka Barbano thotë se po ndjekin me vëmendje këto zhvillime dhe se presin formim sa më të shpejt të institucioneve.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë nuk ka mandat ekzekutiv në Kosovë që nga viti 2018. Tani, Barbano thotë se qëllim kryesor kanë monitorimin e të gjithë zinxhirit të drejtësisë.

Zbatimi i ligjit në Kosovë, sipas tij, shpesh has në sfida për arsye siç i përmend ai “procedurale dhe ndërhyrjeve të papërshtatshme”.

Këto sfida, Barbano thotë se janë cekur qartazi edhe në raportin e vitit të kaluar për monitorimin e drejtësisë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot
  • 23:45Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
  • 23:34Disa të arrestuar në operacionin kundër lojërave të fatit, Policia e Prizrenit jep detajet
  • 23:09Vigan Berisha takohet me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i dhuron punim artistik nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale
  • 23:05Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE