Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala ka mbajtur një takim me të rinjtë e qytetarët e fshatit Grejkoc, shkruan GazetaDemos.
Shala tha se gjatë takimit biseduam hapur për sfidat dhe potencialet e këtij fshati të punës, traditës dhe njerëzve të mirë.
