Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë dhënë koment lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës në seancën e 6 tetorit.
Në një përgjigje për VOX Kosova, pas pyetjeve lidhur me efektin juridik të ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi, Dhomat e Specializuara kanë thënë se nuk kanë koment për momentin.
“Për momentin nuk kemi asnjë koment. Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në përmbushjen e mandatit të tyre për të garantuar gjykime të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të siguruar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, thanë nga Gjykata Speciale.

