Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shala: Nga viti 1991, Rugova “besonte se Kosova duhet të bëhet shtet i pavarur”

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 17:18
Shala: Nga viti 1991, Rugova “besonte se Kosova duhet të bëhet shtet i pavarur”

Publicisti, Blerim Shala, ka rrëfyer në emisionin VOX Data, me gazetarin Lirim Mehmetaj, periudhën kur shqiptarët kishin gjetur formulën e krijimit të sistemit paralel përbrenda atij shtetëror shtypës të Jugosllavisë dhe rolin e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në të. Siç tregon Shala, krijimi i një sistemi paralel kishte disa efekte pozitive për shqiptarët.

“E para, mos me leju shqiptarët me mbet krejtësisht të mbyllur, po me zhvillu një jetë. E dyta, me i tregu Perëndimit që thjesht më s’janë legjitime institucionet e Serbisë në Kosovë. E treta, me tregu që ka kapacitet shtetformues… ”, thotë.

“Rugova instaloi konceptin e tolerancës politike dhe qytetëruese. Shiko, mos të ishte ky koncept, të cilin normalisht si elitë politike, si elitë qytetëruese, e kemi përqafuar dhe e kemi mbështetur të gjithë, nuk do të kishte gjasa të ketë sukses aksioni i Pajtimit të Gjaqeve”, thotë Shala.

“Po solidariteti ka qenë po ashtu shumë i madh, që është fenomen që as sot e kësaj dite nuk ekziston qysh ka ekzistu në vitet e ’90-ta..”.

Siç shprehet Shala, strategji e Rugovës ishte që “të krijohet një amnesti e përgjithshme”, ku të gjithë që duan të punojnë për Kosovën, “janë të mirëseardhur”.

“Pa marrë parasysh a kanë qenë më herët komunistë, a kanë qenë ballistë, a kanë qenë të majtë, a kanë qenë të djathtë, a i kanë shërbyer dikujt a jo”, thotë.

“Se sistemi paralel është një ndërmarrje shumë e madhe, për të cilën me siguri duhet të xhirohen edhe filma, edhe të shkruhen edhe libra. Në ato rrethana u krijua një sistem paralel me tre përqindëshin, i cili ofrohej vullnetarisht. Nuk kishte mekanizëm të dhunës”, shton.

Në lidhje me angazhimet e hershme të Rugovës, Shala tregon se ish-Presidenti, nuk e shihte si të përhershëm angazhimin e tij si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nuk pati opsion tjetër më të mirë. Sepse popullariteti i tij tashmë ishte arritur në Kosovë edhe fliste ndryshe. Fliste pa skema. Fliste pa klishe. Fliste si shkrimtar, me këtë kodin e një plaku të odave të Dukagjinit”, rrëfen Shala.

“Edhe me këtë kod duhet ta themi se gjithmonë i gjente fjalitë e moçme, të cilat i rrinin mirë një aftësie të tij për të komunikuar me masë. Dhe ai dinte të komunikonte me masë. Dinte të komunikonte me njerëz, edhe pse ai kurrë s’ka qenë populist”, shton.

Sipas Shalës, nga viti 1991, Rugova “besonte se Kosova duhet të bëhet shtet i pavarur” më shumë se “Bashkim me Shqipërinë”.

“Jo vetëm që ka qenë… Shiko, kanë qenë disa korniza politike ndërkombëtare, të cilat nuk është dashtë t’i kalojmë. Për shembull, punën e bashkimit të shteteve nuk është lejuar as në ish-Bashkimin Sovjetik, as në Jugosllavi”, thotë Shala.

ibrahim rugova

Më shumë nga Lajme

  • 18:58Kanos fqinjët pas një mosmarrëveshjeje, policia i gjen të dyshuarit armë dhe 42 fishekë
  • 18:34Arkeologët hulumtojnë Verbocin për gjurmë të hershme njerëzore
  • 18:24Abdixhiku diskuton me shefin e ri të BE-së për konstituimin e KuvenditI
  • 18:0510 ditëshi i fundit | Dëshmitë që shkundën Hagën për Thaçin dhe UÇK-në
  • 18:03Lama: Vazhdimi i seancës konstituive është në terren jokushtetues