Kandidati për kryetar të Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ardian Shala është përballur në debat me kryetarin aktual të kësaj komune Bali Muharremaj, dhe kandidatët për kryetar në mandatin e ardhshëm, shkruan GazetaDemos.
Shala diskutoi në lidhje me ndërtimin e disa rrugëve të cilat kanë mbetur pa përfunduar, madje edhe pa filluar fare asfaltimi i tyre, të cilat janë paguar.
Pra, kandidati i LDK-së për kryetar, Shala nxorri në pah se ka anashkalime të shumëta të vendimeve të asamblesë komunale.
“Është shkelje e rëndë ligjore në bazë të kodit penal, është vepër penale”, i tha Shala Muharremajt.
“Rruga, Tucia në Sopi, faza e parë, faza e dytë, dy herë e paguar, dhe askund e shtruar, kam shkuar dhe e kam parë askund e shtruar” shtoi ai gjatë debatit.
I njëjti ka publikuar edhe disa dokumente që konfirmojnë shkelje të ndryshme në mandatin e shkuar.
