Pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës, analisti Azdren Shala tha se bomba më e madhe është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Unë kam thënë prej fillimit, prej kur seanca e para filluan të shtyheshin në mënyrë të pakuptimtë, duke insistuar Kurti te Albulena Haxhiu, unë e kam thënë një send, që Kurti nuk është duke dashur të qeverisë në demokraci, pra krejt ideja e tij është me udhëheq në monarki”, u shpreh Shala.