Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shala: Arrestimet në Serbi janë mesazh politik, mbyllja e kufirit do të dëmtonte Kosovën

GD
Gazeta Demos14 dhjetor 2025 në 11:09
Shala: Arrestimet në Serbi janë mesazh politik, mbyllja e kufirit do të dëmtonte Kosovën

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se arrestimet e fundit të qytetarëve të Kosovës në territorin e Serbisë janë pjesë e një strategjie të qëllimshme politike dhe psikologjike të Beogradit, dhe se ideja e mbylljes së kufirit Kosovë–Serbi nuk do të ishte një veprim i logjikshëm dhe do të sillte pasoja të rënda ekonomike për vendin.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala komentoi edhe deklaratën e avokatit Arianit Koci, i cili ka kërkuar mbylljen e përkohshme të kufirit me Serbinë, si reagim ndaj arrestimeve që po ndodhin në kufi. Shala për këtë tha se duhet të shmanget çdo veprim i pamatur.

“Tanimë situata ka filluar dalëngadalë të merr trajektoren e formës e interesit të Serbisë. Serbia përmes inicimeve të caktuara është duke përçuar mesazhin politik përmes arrestimeve që po ndodhin në territorin e saj të çdo qytetari që ka patur lidhje në të kaluarën me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo ka qenë pjesë përbërëse e UÇK-së, me gjithë personelin që ka qenë në kuadër të strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës të pasluftës. Kjo dëshmon faktin që përmes kësaj forme dhe kësaj mënyre Serbia e çon mesazhin politik, atë të sigurisë, të cilët me një fjalë mund të përshkruhen si veprime për të nxitur aspektin e veprimeve psikologjike të dëmtimit të reputacionit dhe mosmbështetjes të mëtejshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të gjithë ata që kalojnë nëpër Serbi. Në këtë sferë ne do të duhej të jemi të vëmendshëm dhe kërkesa për bllokim, për mbyllje të brezit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë nuk e shoh si të logjikshme që të ndodh një gjë e tillë, por do të mund të jetë një mesazh vetëdijësues për qytetarët e Kosovës që t’i shmangin territoret e Serbisë. Ndërsa ata qytetarë të cilët e kanë dhe dinë dhe mund të jenë target i strukturave shtetërore të Serbisë, ta evidentojnë dhe nëse bëhen objektiv i strukturave të sigurisë së shtetit të Serbisë, duhet të shmanget çdo veprim i pamatur nga individë që pretendojnë se veprojnë në emër të interesave të tyre. Ndërkohë, ata që synojnë të përfitojnë nga situata për interesa personale, duhet ta kuptojnë se vazhdimi i veprimeve të papjekura dhe të pamenduara vetëm sa e përkeqëson gjendjen”, tha ai.

Shala paralajmëroi se veprime të tilla të pamenduara mund ta dëmtojnë rëndë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Këto veprime jo të matura jo vetëm që i fusin institucionet e Republikës së Kosovës në telashe të panevojshme diplomatike, por njëkohësisht krijojnë pasoja negative edhe për vetë shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Nga ana tjetër, ato u japin Serbisë hapësirë për të kërkuar legjitimitet ndërkombëtar për veprime arbitrare që mund të ndërmarrë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Duhet ta kemi të qartë një gjë: Serbia nuk e ka ndryshuar dhe nuk po e ndryshon diskursin e saj ndaj Republikës së Kosovës. Klima politike në Serbi, veçanërisht mënyra se si ajo reflektohet në veprimet e institucioneve shtetërore serbe, nuk është në prag të ndryshimit. Për rrjedhojë, nuk mund të presim që të ndalet apo të ndryshojë qasja e tyre në ndjekjen penale, arrestimin dhe dërgimin para drejtësisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Prandaj, çdo veprim i ndërmarrë duhet të jetë i menduar mirë, institucional dhe i koordinuar, sepse veprimet e pamatura dërgojnë mesazhe të gabuara dhe mund të përdoren kundër interesave tona shtetërore dhe kombëtare”, theksoi ai.

Shala ka përmendur këtu edhe bashkërendimin e BIA-s dhe Policisë Kufitare të Serbisë.

“Në kuptim tërësor, është fakt se ndryshimet dhe riorganizimet në strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë BIA-n dhe pjesë të Policisë Kufitare të Shtetit të Serbisë, kanë sjellë një nivel më të lartë bashkërendimi dhe integrimi operacional. Kjo nënkupton se tani ekziston një sinergji më e fortë e databazave ndërmjet Policisë së Serbisë dhe shërbimeve të inteligjencës serbe, gjë që i shkurton ndjeshëm procedurat dhe e bën reagimin shumë më të shpejtë dhe më operativ në terren. Si pasojë, qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë përfshirë apo figurojnë në lista të ndryshme operative të institucioneve serbe, mund të bëhen objekt i ndalimeve, arrestimeve apo thirrjeve për intervista informative nga ana e institucioneve të sigurisë së Serbisë. Këto veprime nuk kanë vetëm karakter juridik apo policor, por synojnë edhe krijimin e një efekti psikologjik mbi shqiptarët, veçanërisht mbi shqiptarët në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës. Qëllimi i këtyre veprimeve është ushtrimi i presionit psikologjik dhe politik, përmes mekanizmave institucionalë të shtetit serb, me synim frikësimin dhe ndikimin e opinionit publik, si dhe krijimin e një klime që favorizon politikat zyrtare të Beogradit. Po ashtu, duhet theksuar se rruga ballkanike përbën një nga korridoret më të rëndësishme tranzitore, me ndikim të drejtpërdrejtë si në ekonominë e Kosovës, ashtu edhe në ekonominë rajonale dhe ndërkombëtare. Çdo destabilizim i sigurisë apo tension i qëllimshëm në këtë hapësirë ka pasoja të menjëhershme ekonomike, politike dhe të sigurisë, të cilat shkojnë përtej kufijve të Kosovës mbyllja ose pengimi i rrugës ballkanike, nga njëra anë, do ta godiste drejtpërdrejt Republikën e Kosovës në aspektin ekonomik. Një pjesë e madhe e produkteve ushqimore, lëndëve të para dhe mallrave të konsumit që qarkullojnë në Kosovë vijnë përmes korridoreve tranzitore që kalojnë nëpër Serbi. Po ashtu, kjo rrugë shërben si kanal kryesor edhe për produktet evropiane që hyjnë në tregun kosovar”, nënvizoi ai.

Shala theksoi se çdo ndërprerje e këtyre korridoreve do të rëndonte drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

“Çdo ndërprerje apo kufizim i këtij korridori do të sillte rritje të kostos së produkteve, për shkak të nevojës për të gjetur rrugë alternative furnizimi. Këto kosto shtesë do të reflektoheshin drejtpërdrejt në çmimet e tregut, duke e rënduar barrën financiare mbi qytetarët dhe duke ndikuar negativisht në standardin e jetesës. Në këtë kontekst, çdo veprim i pamatur politikisht, i nxitur nga individë apo grupe që veprojnë mbi baza populiste dhe jo pragmatike, përbën rrezik serioz për interesat ekonomike të vendit. Veprime të tilla mund të prodhojnë efekte afatshkurtra politike, por shkaktojnë dëme afatgjata ekonomike dhe sociale. Për këtë arsye, politika publike e Republikës së Kosovës duhet të orientohet drejt veprimeve konkrete dhe të menduara mirë, të cilat mbështesin zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Kjo nënkupton domosdoshmërinë e marrjes së vendimeve strategjike në raport me importuesit, diversifikimin e korridoreve të furnizimit, si dhe forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike ndaj krizave rajonale dhe globale. Vetëm përmes një qasjeje pragmatike, të koordinuar dhe institucionale mund të mbrohen interesat ekonomike të shtetit dhe mirëqenia e qytetarëve”, shtoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 20:1513 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 19:46“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
  • 19:42‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna
  • 19:40Fluks në kufi: Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë
  • 19:31Haliti: Bekim Berisha nuk është vlerësu sa duhet gjatë Iuftës