Kandidatja e PSD-së, Besa Shahini për kryetare të komunës së Prishtinës, është takuar me qytetarët për të folur rreth dy shtyllave kryesore të programit të saj; arsimin dhe banimin.

Shahini beson se këto dy degë janë problemet më të mëdha me të cilat përballen kryeqytetasit, andaj për to premton zgjidhje.

“Dy problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës. Dy shtyllat kryesore të programit tonë. Këto janë themelet e një qyteti të drejtë e të zhvilluar, një qyteti që i kthehet qytetarëve të vet”, tha ajo.