Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e PDK-së, Ervin Shabani, ka bërë një premtim të ri në kuadër të fushatës së tij zgjedhore.
Ai është zotuar se, nëse zgjidhet kryetar, çdo familje në Gjakovë që gëzon lindjen e një fëmije do të përfitojë një mbështetje financiare prej 250 euro.
