Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Daut Demaku: Kam pasur ndërhyrje mjekësore, për momentin nuk do të mund t’u përgjigjem as telefonatave dhe as mesazheve

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2026 në 16:22
Daut Demaku: Kam pasur ndërhyrje mjekësore, për momentin nuk do të mund t’u përgjigjem as telefonatave dhe as mesazheve

Daut Demaku ka njoftuar se ka kaluar një ndërhyrje mjekësore dhe aktualisht ndodhet në fazën e rehabilitimit.

Përmes një njoftimi të publikuar me kërkesën e tij, përmes familjarëve, Demaku ka bërë të ditur se rikuperimi po merr më shumë kohë sesa ishte parashikuar fillimisht nga mjekët.

Për këtë arsye, ai ka vendosur të vazhdojë pauzën dhe të qëndrojë përkohësisht larg komunikimit dhe aktiviteteve të zakonshme, duke bërë të ditur se nuk do të jetë në gjendje t’u përgjigjet telefonatave dhe mesazheve.

Postimi i plotë i Demakut:

Të dashurit e mi,

Ky njoftim po publikohet me kërkesën time, përmes familjarëve, pasi së fundmi kam kaluar një ndërhyrje mjekësore dhe aktualisht jam në fazën e rehabilitimit.

Shërimi dhe rikuperimi po marrin më shumë kohë sesa ishte parashikuar fillimisht nga mjekët. Për këtë arsye, gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kam qenë i qasshëm dhe do të vazhdoj të jem përkohësisht larg komunikimit dhe aktivitetit të zakonshëm.

Kam vendosur të vazhdoj pauzën dhe të përqendrohem te rehabilitimi. Për momentin nuk do të mund t’u përgjigjem as telefonatave dhe as mesazheve.

Ju falënderoj për mirëkuptimin, durimin dhe kujdesin tuaj. Shpresoj që me përmirësimin e gjendjes, të mund t’i kthehem rutinës dhe aktivitetit tim.

Deri atëherë, ju uroj shëndet dhe ju them: kujdesuni për veten, sepse shëndeti është mbi gjithçka!

Me shumë përzemërsi!

D.D

demakundërhyrjemjekësore

Më shumë nga Lajme

  • 18:03Lushaku-Sadriu për rastin e Arlinda Zekajt: Pozita paska më shumë vlerë se jeta e një njeriu
  • 17:58Protestuesit zmbrapsen nga policia, nisen drejt Kryeministrisë
  • 17:42Lushaku Sadriu: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë
  • 17:37Haziri flet për kandidaturën e Hykmete Bajramit e Arben Gashit, tregon nëse synon kreun e LDK-së
  • 17:23"Kolegët më thanë se kot nuk janë krerët e UÇK-së në Hagë" - Baraliu Hyseni: Iu thash po se e kanë lanë çiftin tënd me gëzu lirinë