Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Shtimes, Kastriot Shabani së bashku me drejtoreshën e Kulturës, Albana Fazliu, u takuam me familjen e madhe të Klubit të Futbollit “Vjosa”.
Atje u pritën ngrohtësisht nga kryetari i klubit Fatmir Jashari, bashkëpunëtorë dhe futbollistët e qytetit të Shtimës teksa ndan sukseset, por edhe sfidat me të cilat janë përballur.
“Sporti na mëson se loja fitohet vetëm me ekip. Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara. Në këtë ndeshje për të ardhmen, ekipi jonë i LDK-së ka numrin: 113. 113 është numri i partisë fituese në këto zgjedhje dhe i zhvillimit të komunës sonë”, tha Shabani.
