Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serwer: Prania ushtarake amerikane në Kosovë mund të reduktohet, vendi të përgatitet për një skenar të tillë

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 11:01
Serwer: Prania ushtarake amerikane në Kosovë mund të reduktohet, vendi të përgatitet për një skenar të tillë

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer ka paralajmëruar se prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Kosovë mund të zvogëlohet në të ardhmen dhe se vendi duhet të përgatitet për një skenar të tillë.

Ai theksoi se, ndonëse do të preferonte një prani më të madhe dhe të qëndrueshme të trupave amerikane në Kosovë, nuk do të habitej nëse do të ndodhte një tërheqje graduale. Sipas tij, Kosova duhet të përshtatet me këtë realitet të mundshëm.

Serwer sugjeroi gjithashtu se Shqipëria, si anëtare e NATO-s, mund të marrë një rol më aktiv në garantimin e sigurisë së Kosovës përmes angazhimit të saj ushtarak.

Ai nënvizoi se për Kosovën, prioritet mbetet anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke shtuar se ky proces do të zgjidhte shumë nga sfidat aktuale të sigurisë.

“ Do doja të shikoja më shumë trupa amerikane në Kosovë dhe të qëndronin, por s’do habitesha edhe nëse do të kishte ndonjë tërheqje. Duhet të mësoheni të jetoni me këtë fakt. Ndoshta mund ta dini që Shqipëria duke qenë anëtar i NATO-s, mund të vërë më shumë trupa në Kosovë dhe të ruajë fqinjin e vet. E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO dhe BE. Anëtarësimi në NATO do të zgjidhte shumë probleme. Serbia po përmbush objektivat e botës së saj serbe dhe askush nuk po pret që kosovarët të lëvizin dhe njerëzit këtë duhet ta kuptojnë, që bota vazhdon të ecë. Të kesh një vit e gjysmë që të kesh qeverisje të qëndrueshme, bota s’ka për t’u ndalur, dhe me çfarë situate do përballeni pas kësaj ngecje politike. Duhen parë edhe disavantazhet e një situate të tillë. Kosova duhet të lobojë që të hyjë në NATO sa më shpejt si ushtri e mirëkualifikuar. A po ndodh sot? Vështirë ta themi, që NATO të pranojë një anëtar të ri pa një qeveri të qëndrueshme ”, tha për A2CNN.

Daniel Serwer

Më shumë nga Lajme

  • 14:04Tahiri: Projektligji për Specialen të votohet edhe në lexim të dytë - UÇK është e të gjithëve
  • 13:37Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së, kryeshefi i deritashëm humbi garën në Kuvend
  • 13:35Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në
  • 13:14Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?
  • 12:37Blindohet me policë nga brenda Kuvendi, deputetët e VV-së detyrohen të porosisin pica nga jashtë