Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serwer: Jam penduar që e mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 08:23
Serwer: Jam penduar që e mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka deklaruar se është penduar që ka mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas tij, mbajtja në paraburgim e ish-krerëve të UÇK-së, si para fillimit të gjykimit, ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor për kohë të gjatë, është e pajustifikuar.

“Sigurisht që nuk e kam idenë se çfarë vendimi do të marrin. Ajo që do të thosha është se pendohem që e kam mbështetur krijimin e këtyre Dhomave të Specializuara, sepse mendoj se paraburgimi i gjatë, si para fillimit të gjykimit, ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor, ka qenë i pajustifikuar, sipas mendimit tim.”, ka deklaruar Serwer.

Ai ka përmendur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në.

“Ndjenja ime e fortë, veçanërisht sa i përket Hashim Thaçit, sepse e njoh atë dhe e njoh më mirë rolin e tij sesa të të tjerëve, është se ai nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në. Prandaj, mbajtja e tij përgjegjës mbi këtë bazë do të ishte një gabim i rëndë”, ka shtuar Serwer.

Megjithatë, ai ka thënë se duhet të respektohet çfarëdo vendimi që merr gjykata.

“Mendoj se duhet të respektohet çfarëdo vendimi që merr gjykata, por kjo nuk e ndryshon pikëpamjen time nëse një dënim është i justifikuar apo jo. Të tjerët nuk i njoh mirë, por Hashimin e njoh dhe e kam takuar menjëherë pas luftës. E pyeta për rolin e tij në UÇK dhe e di se ai rol nuk përfshinte autoritet komandues”, është shprehur profesori amerikan. /EO

Më shumë nga Lajme

  • 17:53I armatosur me kallashnikov dhe i fshehur 500 metra nga banesa e tij, detaje nga arrestimi i Ylli Zallës
  • 17:50Merret vendimi për personin që dyshohet për sulm seksual ndaj një 14-vjeçareje në Ferizaj
  • 17:34Tentativë e dështuar arratisje nga burgu në Itali, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh
  • 17:28Ronaldo iu bashkua “shakasë kosovare” për dasmat: “Ma mirë me ato pare shkoj n’deti”
  • 17:26Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?