Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se e kanë aprovuar kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e fillimit të dëshmive të dëshmitarëve. Fillimisht, seancat ishin planifikuar të nisnin në korrik, më pas u shtynë për gusht, dhe tashmë me kërkesë të mbrojtjes, ato janë caktuar të fillojnë në shtator.
Avokati Taulant Hodaj tha se mbrojtja është dashur të përgatitet me dëshminë e dëshmitarëve më herët, që mos të prolongohet çështja.
“Mbrojtja e Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë më shumë dëshmitarë se sa e Selimit dhe e Veselit. Ata i kanë paraparë strategjitë e tyre që mendojnë se janë të nevojshme kur nuk ka shumë dëshmitarë, kjo mund të nënkuptojë që ata janë të bindur që dëshmitarët e Prokurorisë kanë qenë në rregull dhe nuk ka nevojë për dëshmitarë shtesë për të argumentuar mbrojtjen e vet”, tha ai për RTK.