Situatë e tensionuar vazhdon të mbretërojë në hapësirat përreth Kuvendit të Kosovës, ku sërish është hedhur gazlotsjellës në drejtim të protestuesve.
Policia e Kosovës e ka marrë një veprim të tillë, pasi numri i protestuesve është rritur momentet e fundit, por për shpërndarjen e tyre, është hedhur gazlotsjellës.
Në momentin e hedhjes, në shesh ka pasur edhe familje dhe fëmijë, me ç’rast janë lënduar duke u bërë pjesë e tymit të gazit lotsjellës.



