Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lushtaku: Shteti s’është i Kurtit e Sveçlës, dhuna ndaj protestuesve e papranueshme

GD
Gazeta Demos5 tetor 2026 në 20:56
Lushtaku: Shteti s’është i Kurtit e Sveçlës, dhuna ndaj protestuesve e papranueshme

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar për situatën e tensionuar pas përplasjes ndërmjet forcave policore dhe protestuesve dhe hedhjes së gazit lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Lushtaku ka thënë se dhuna joproporcionale ndaj protestuesve është e papranueshme.

“Shteti nuk është as i Xhelal Sveçlës, as i Albin Kurtit, as i imi, e as i askujt tjetër. Institucionet janë të qytetarëve dhe policia duhet të veprojë në emër të ligjit, jo në emër të pushtetit.”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka thënë se protestuesit nuk dolën për të dëmtuar askënd.

“Ata dolën për të kërkuar që një çështje që lidhet me historinë, dinjitetin dhe të ardhmen tonë të mos përdoret si monedhë pazari politik: miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara edhe në lexim të dytë. Nëse ka protestues të lënduar, të gjakosur apo të dërguar në emergjencë, ndërsa asnjë deputet nuk është në emergjencë, atëherë pyetjet për përdorimin e forcës janë të pashmangshme. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë paqësisht dhe të kërkojnë llogari. Deputetët kanë përgjegjësi të votojnë. Institucionet kanë detyrë t’i mbrojnë qytetarët, jo t’i përplasin me ta. Mos e ngatërroni shtetin me pushtetin. Kosova nuk është pronë e askujt!”, ka thënë Lushtaku.

lushtakuprotestuesveshteti

Të ngjashme

Haradinaj para protestuesve: Po na dhimbseni ju, po na dhimbsen ata që janë në Hagë

Haradinaj para protestuesve: Po na dhimbseni ju, po na dhimbsen ata që janë në Hagë

22:08
Arian Tahiri flet para protestuesve: Ne kërkojmë veç votimin e Ligjit!

Arian Tahiri flet para protestuesve: Ne kërkojmë veç votimin e Ligjit!

21:40
“Largohuni se lëndoheni” – Shefi i Njësisë për Reagim të Shpejtë u bën thirrje protestuesve

“Largohuni se lëndoheni” – Shefi i Njësisë për Reagim të Shpejtë u bën thirrje protestuesve

20:04
Policia nis arrestimin e protestuesve

Policia nis arrestimin e protestuesve

19:56

Më shumë nga Lajme

  • 23:06Vëllau i Thaçit: Djali im ka bërë 5 qepje në kokë pasi u lëndua në protestë, tjetrin e arrestuan
  • 22:59Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, humb jetën një 70-vjeçare – lëndohen tre të tjerë
  • 22:59Rama pret përfaqësinë e Kongresit të ShBA në Kryeministri
  • 22:56Faton Peci me thirrje për LDK-në
  • 22:50U kthye me forcë nga protestuesit në Kuvend, reagon deputeti Fahrush Rexhepi