Dy qytetarë të Kosovës, Xhemajl Emini dhe Bashkim Emini nga Rahoveci janë arrestuar sot nga Serbia nën pretendimet se të njëjtit gjatë kohës së luftës ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këto pretendime i ka hedhur poshtë kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së në Rahovec, Qemajl Krasniqi, për Klankosova.tv tha se dy qytetarët e arrestuar sot nuk kanë qenë asnjëherë pjesëtarë të UÇK-së dhe nuk janë të përfshirë në asnjë listë.
“Gjatë kohës që ata akuzohen se kanë kryer ndonjë krim të supozuar, familjarët pohojnë se ata kanë qenë në Gjermani dhe s’kanë pasur mundësi të merren mundësi të merren me vepra. Ndonëse nuk janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, neve na vjen keq për traumat që po iu shkaktohen atyre dhe familjarëve të tyre”.
“Është e tmerrshme ajo që po bën shteti serb, por nga këndvështrimi ynë janë taktika të Serbisë në luftën speciale ndaj Kosovës dhe sa herë që pësojnë ndonjë goditje në aspektin diplomatik apo çfarëdo qoftë luftën e bartin në Kosovë dhe merren me ne”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.