Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Serbi më goditi, isha shtatzënë në muajin e tetë”, rrëfimimi tronditës i të mbijetuares së dhunës seksuale gjatë luftës

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 23:30
“Serbi më goditi, isha shtatzënë në muajin e tetë”, rrëfimimi tronditës i të mbijetuares së dhunës seksuale gjatë luftës

Pasi e mbijetuara e dhunës seksuale kishte pranuar paralajmërimin e fqinjit se ishin të kërkim nga fqinji serb, Dejan Rashiq, ky i fundit u kishte arritur në shtëpi, në orët e vona të natës.

“Ka hi n’oborr veç sa nuk më ka hi brenda në shtëpi. Ku e ki burrin? Burri ka dalë prej dritare… Edhe vjehrrën e kam pas u kanë e sëmurë. S’kishe kah, s’kam pas lëvizje me ta. Edhe u dalë në derë edhe tha: Ku është? Thash: S’është këtu, ka dalë, u shku tek dajt e vet. E rrejta aty. Thash ka shku te dajt e vet. Ka zbrit prej kerrit, e ka pas një thikë qikaq dhe tu mat kështu mu tha “Pse po rren? Po, tha “Jazhee”, serbisht. Serbishten se kam ditë mirë por naj fjalë aty këtu e kam ditë.Tha: Pse po rren. Edhe burri u kanë se kam pas as 3-4 metra larg vetit po u kanë terr burri nafaka…edhe më ka ra automat unë tu fol me ta më ka ra automat këtu. Tek shpina. Jam kanë shtatzënë atëherë, në muajin e tetë”, rrëfen ajo duke kujtuar edhe pas kaq shumë vitesh tmerrin.

Rashiq e kishte goditur edhe disa herë gjersa njërin fëmijë e kishte në krahë, e tjetrin tek këmbët. Të gjithë këtë skenë e kishte dëshmuar bashkëshorti i saj i cili ishte duke u fshehur tek muri i shtëpisë, disa metra më larg.

Pasi ia kishte marrë nga dora fëmijët, Rashiq e kishte kërcënuar të mbijetuarën, në tentativë për t’ia dorëzuar bashkëshortin.

Pas kësaj i ndodhi më e keqja, u dhunua në sy të familjes.

“E kam pas një fustan me pulla. Edhe veç m’i shkyjti, ma ka gju çikën për toke, ua ka kthy fëmijëve automatin: Hyni brenda tanë aty edhe më ka dhunu para derës së shtëpisë. Nuk e di… nuk muj as me paramendu atë mllef. Boll jam mundu me shty me ta. I kam thanë ti vjen edhe ia bën kojshisë këtë, ti mundesh me ardh edhe me më mbyt krejt, …tanë kanë me ditë kush e ka ba këtë?”, ka treguar e mbijetuara.

Ajo tregon se ai nuk mbante as maskë dhe se po e dhunonte seksualisht, me një qëllim të qartë.

“Po mu më ka dhunu se ka thanë del burri tash me mbrojt. As s’kem pas armë, as me çka me dal… Edhe para vjehrrës. Vjehrra u kanë e palëvizshme. Ajo veç se ka ditë se çka u ba dhe a din tha…thojke vjehrra: O zoti e vraftë këta! E tash ka ni ajo se unë në mendësinë atëherë jam mundu me i qetësu fëmijët e mi”, vazhdon rrëfimin ajo në “Debat Plus”.

E gjitha kjo kishte ndodhur në sy të bashkëshortit por ndaj tij, e mbijetuara nuk ka hatërmbetje.

“Po krejt burri e ka pa, e ka ditë. E ka pa krejt s’ka pas çka më ka ba, s’ka pas mbrojtje po unë e falënderoj burrin se nuk ka bë kurrë maltretime për këtë punë. S’u kanë i zoti me më mbrojt as ai mu as unë ata… Kur ka dalë ai. Si e ka pa qetësinë që është, u ardh. I kam thane qeshtu qeshtu më ka ndodhë, isha shtatzënë, isha krejt e humbur. Krejt, krejt e humbur. Nuk e di as vet qysh jam kthjellë, i thash qeshtu qeshtu. Tha krejt e di, s’ki nevojë kurgjo. Ky është problem jem. A din tu u mundu me m’qetësu po…. Kam dashtë edhe veten me myt e tana po ai më ka mbrojt. Më ka dhanë gjithmonë përkrahje, e ka ditë, kam pas disa vite martesë aso kohe, 10 vite martesë, po ai kurrë nuk më ka zhgënjy”, përfundon ajo rrëfimin.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë