Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sekuestrohet armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 10:34
Sekuestrohet armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar, ka realizuar një operacion kontrolli në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, në dalje drejt Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti, zyrtarët kanë zbuluar një armë zjarri pa numër serik, e fshehur në pjesën e brendshme të mjetit. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 120 copë municion të kalibrave të ndryshëm, si dhe një shumë parash në valutë euro.

Rasti i është dorëzuar Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, e cila ka marrë përsipër vazhdimin e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës njofton se do të vazhdojë zbatimin e masave të shtuara të kontrollit dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional, me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë në pikat kufitare.

Dogana

Më shumë nga Lajme

  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare
  • 08:18Sa janë pritjet në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare