Njohësi i çështjeve politike, Dardan Sejdiu ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, në lidhje me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Në një shkrim në Facebook, Sejdiu ka thënë se deklarata e tillë është tradhti politike në mes të Kuvendit.
“Një deputet i pushtetit del dhe shpreh hapur shpresën që një gjykatë ndërkombëtare të dënojë Hashim Thaçi për luftën çlirimtare. Pra jo thjesht një individ, por vetë luftën. Vetë themelin mbi të cilin është ndërtuar ky shtet.
Kjo është vijë e kuqe. Dhe ai e kaloi pa asnjë hezitim.
Pastaj e vulos me krahasimin më të ulët të mundshëm me Naim Murseli. Kjo nuk është politikë. Kjo është përpjekje për me e poshtnu historinë”, ka thënë ai.
Tutje, Sejdiu ka shtuar se ky nuk është qëndrim ndryshe, por qëndrim kundër shtetit.
