Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sejdiu: Koalicionet tash janë për leje ndërtimi

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 21:28
Sejdiu: Koalicionet tash janë për leje ndërtimi

Analisti politik, Dardan Sejdiu, është i mendimit se kandidatët që kanë mbetur në garë për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, koalicionet do t’i bazojnë në leje ndërtimi.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se do të ketë pazare në këtë fazë, sepse, siç u shpreh, asnjë prej kandidatëve që kanë qenë në studio të Rubikonit gjatë fushatës zgjedhore, nuk ka folur për vizionin e tyre.

“Janë duke ndodhur dy lloj pazaresh. Gjithçka tash e tutje është koeficient ndërtimi dhe kalkulimet fatkeqësisht do të bëhen kështu deri në ditën e zgjedhjeve. Fakti se askush nuk e ka folur në studio këtu për atë se si duket qyteti, se si e vizionojnë qytetin, diskutimi për balotazh është i thjeshtë: kah orientohet ndërtimi, sa m2 i merr, çfarë ndikimi do t’i japësh partnerit të koalicionit në planifikimin e hartave zonale, si do të veprojnë në kuadër të përkrahësve…”, u shpreh ai.

Sejdiu tha se gjithçka në këtë fazë është interesi financiar i kandidatëve për kryetar dhe të afërmve të tyre.

“Nuk ka qytet në Kosovë, me ndonjë përjashtim të vogël, ku nuk kemi parë dominim të mentalitetit të betonizimit të qytetit. Secili qytet i cili ka mundësi të japë një tokë për ndërtim, e jep. E dini pse sot i kemi fëmijët nëpër banesa, e nuk dalin në komunitet? Sepse nuk ka komunitet. Pse rrinë nëpër iPad-a? Sepse s’ka mahallë ma. Në asnjë qytet nuk mendohet për fëmijë”, deklaroi analisti Sejdiu.

BALOTAZHIKOALICIONET

Më shumë nga Lajme

  • 13:48PDK dhe LDK përplasen në Istog për seancën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 13:45Von der Leyen, të enjten në Prishtinë
  • 13:44Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti
  • 13:34Pr/ligji për Specialen, Besnik Tahiri: Ai tashmë është në Qeveri, e ka mbështetjen tonë
  • 13:26Haxhiu: Të hënën seancë e Kuvendit për Hagën, nuk ka pasur kërkesë për seancë të jashtëzakonshme