Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Seanca më 6 gusht veprim i vonuar, rrezikon ta lërë Kosovën pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit”

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 13:40
“Seanca më 6 gusht veprim i vonuar, rrezikon ta lërë Kosovën pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit”

Eugen Cakolli nga KDI, reaguar pas vendimit të ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e seancës konstituive të Kuvendit më 6 gusht, duke e cilësuar atë si një veprim të vonuar dhe institucionalisht të papërgjegjshëm.

Cakolli tha se shqetësimi më i madh lidhet me afatin 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit, i cili sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese fillon të rrjedhë nga dita e konstituimit të Kuvendit.

Sipas tij, nëse seanca mbahet më 6 gusht, atëherë 7 gushti do të jetë dita e parë e këtij afati, ndërsa 5 tetori dita e 60-të dhe e fundit për zgjedhjen e Presidentit.

Cakolli ka paralajmëruar se kjo mund të krijojë një situatë të paprecedentë, pasi më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore e ushtrimit të detyrës së Presidentit.

“Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore e ushtrimit të detyrës së Presidentit. Nëse procedura e zgjedhjes së Presidentit shkon deri në ditën e 60-të, pra më 5 tetor, dhe eventualisht dështon, atëherë Kuvendi do të shpërndahet pasi që periudha e ushtrimit të detyrës së Presidentit tashmë të ketë përfunduar”, shkruan ai.

Sipas Cakollit, në një skenar të tillë Kosova mund të mbetet njëkohësisht pa Kuvend funksional dhe pa ushtrues detyre të Presidentit.

“Kjo do të thotë se mund të mbetemi njëkohësisht pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit, që është i vetmi funksion me mandat kushtetues për ta formalizuar shpërndarjen e Kuvendit, për ta caktuar datën e zgjedhjeve të reja dhe, pas tyre, për ta propozuar mandatarin për Kryeministër”.

Cakolli ka kritikuar gjithashtu mungesën e dialogut politik, duke theksuar se koha që është lënë në dispozicion për negociata rreth zgjedhjes së Presidentit po kalon pa ndonjë marrëveshje dhe pa asnjë raund të ri takimesh ndërmjet partive politike.

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”
  • 22:37Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës
  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta