Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Seanca e neserme, AAK paralajmëron dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 20:26
Seanca e neserme, AAK paralajmëron dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese

Kryesia e Aleancës ka vendosur që Grupi Parlamentar i partisë të mos marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Në një komunikatë, Aleanca ka bërë të ditur se vendimi është aprovuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë, duke e arsyetuar atë me, siç thuhet, shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje

Sipas Aleancës, Kosova që nga 5 shtatori ndodhet “jashtë çdo norme kushtetuese”, ndërsa pjesëmarrja në seancën e nesërme, sipas saj, do të nënkuptonte legjitimimin e kësaj situate.

“Kosova, që nga 5 shtatori, ndodhet jashtë çdo norme kushtetuese. Aleanca nuk do të legjitimojë shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës nga partia që fitoi zgjedhjet e fundit”, thuhet në komunikatë.

Aleanca e ka cilësuar situatën aktuale si fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve, duke e akuzuar partinë fituese për qasje të papërgjegjshme ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues.

Në komunikatë thuhet se Aleanca kishte qenë e gatshme të merrte pjesë në seancë deri të shtunën, kur, sipas saj, skadoi afati i dytë 30-ditor, me synimin për të kontribuar në zhbllokimin e institucioneve.

“Për Aleancën, kjo situatë përbën fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve dhe dëshmon një qasje të papërgjegjshme ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues”, thuhet më tej.

Pas vendimit për të mos marrë pjesë në seancën e nesërme, Aleanca ka paralajmëruar edhe një veprim të radhës në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare.

“Hapi i radhës do të jetë koordinimi me dy partitë e tjera opozitare për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatën e Aleancës.

Komunikata e plotë:

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të Aleancës që të mos marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Kosova, që nga 5 shtatori, ndodhet jashtë çdo norme kushtetuese. Aleanca nuk do të legjitimojë shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës nga partia që fitoi zgjedhjet e fundit.

Për Aleancën, kjo situatë përbën fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve dhe dëshmon një qasje të papërgjegjshme ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues.

Aleanca ka qenë e gatshme të marrë pjesë në seancë deri të shtunën, kur skadoi afati i dytë 30-ditor, me qëllim që të kontribuojë në zhbllokimin e institucioneve.

Hapi i radhës do të jetë koordinimi me dy partitë e tjera opozitare për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese

kushtetuesealeancathuhet

Të ngjashme

Burim Ramadani në krye të Komisionit Hetimor për rastin Arlinda Zekaj, Aleanca kërkon llogaridhënie pa kompromis

Burim Ramadani në krye të Komisionit Hetimor për rastin Arlinda Zekaj, Aleanca kërkon llogaridhënie pa kompromis

16:31

Më shumë nga Lajme

  • 19:35Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë
  • 19:30Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
  • 19:21Gjuetari i ashpër me ata që dalin për gjah natën: Veç parja iu intereson
  • 19:10Tiranë: Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren
  • 19:09Një kosovar në mesin e të dyshuarve për planifikimin e një sulmi terr’orist në Gjermani