Pavarësisht temperaturave që arritën deri në 40 gradë Celsius gjatë ditës në Kosovë, deputetët e zgjedhur iu drejtuan parlamentit për të tentuar funksionalizimin e legjislaturës së nëntë.
Megjithatë, edhe seanca e 53-të, e zhvilluar pas mesditës, nuk solli rezultat, ashtu si seancat e mëparshme.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ligjvënësve u ndalohet të ndërmarrin veprime deri më 8 gusht.