Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SBASHK-u: S’përjashtohen protestat e grevat nëse vazhdon bllokada institucionale

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 15:07
SBASHK-u: S’përjashtohen protestat e grevat nëse vazhdon bllokada institucionale

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media deklaroi se SBASHK nuk do të qëndrojë në heshtje përballë vakumit institucional dhe mungesës së vullnetit për dialog nga Qeveria.

Ai tha se Kongresi i 9-të i jashtëzakonshëm, i mbajtur online, shërbeu për të ngritur zërin për problemet që po përballen punëtorët e arsimit.

“Këtë vakum institucional dhe duke parë se kërkesat dhe pakënaqësitë po shtohen, ne nuk do të heshtim, do të vazhdojmë me punën dhe angazhimet. E mbajtëm kongresin e jashtëzakonshëm për këtë arsye, e mbajtëm online. Kongresi i 9 i jashtëzakonshëm ishte i suksesshëm dhe të gjithë delegatët shprehën pakënaqësi për këtë ngërç institucional duke ngritur zërin për të bërë të pamundurën që të kemi institucione. Në këtë mënyrë, kur nuk funksionon parlamenti, shtatori na pret dhe mund të kemi telashe ngase nuk kemi adresa të sakta kujt t’i drejtohemi për kërkesat legjitime të anëtarësisë sonë. Është bërë një vlerësim për katër vite, është vlerësim që ishin vitet më të vështira. Qeveria Kurti nuk ishte i gatshëm asnjëherë për dialog, SBASHK i mbijetoi këto sulme por mbeti me kërkesa të parealizuara”, shtoi Jasharaj.

Jasharaj theksoi se një ndër çështjet kryesore që mund të krijojë tension në shtator është mospajtueshmëria e ministres Arbërie Nagavci për nënshkrimin e kontratës kolektive, e cila është dorëzuar që nga viti i kaluar.

Ai paralajmëroi se në mungesë të institucioneve dhe vullnetit për dialog, nuk përjashtohet mundësia e protestave apo edhe grevës së përgjithshme, transmeton Klankosova.tv.

“Një çështje që mund të krijojë probleme në shtator është mungesa e gatishmërisë së Nagavcit rreth kontratës kolektive. Nuk është e keqe ta nënshkruajë, që është dorëzuar që në vitin e kaluar. Përmes delegatëve ka bërë disa ndryshime të statutit. U diskutua që shumë çështje mbeten të pakryera. Varësisht nga situatat e krijuara në të ardhmen nuk përjashtohen protestat, por duke mos mohuar edhe grevën e përgjithshme nëse krijohen institucionet dhe vazhdojnë të njëjtin veprim siç e ka bërë Qeveria 2, duke mohuar çdo mundësi të dialogut”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 10:03Bastisje në Zubin Potok: Arrestohet një person, Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake
  • 09:40Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e KGJK-së
  • 09:22Si u kap dhe kush është Dukagjin Nikollaj? U ekstradua dje nga Spanja në Kosovë
  • 09:21Aksident në aksin Gjilan-Koretishtë, katër persona të lënduar
  • 08:59Labinot Rexha ftohet në polici, dyshohet se gjuajti me armë në një aheng