Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SBASHK paralajmëron: Në mungesë të dialogut, greva e pashmangshme

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 19:22
SBASHK paralajmëron: Në mungesë të dialogut, greva e pashmangshme

Në një lidhje direkte për emisionin Five në RTV Dukagjini, përfaqësuesja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka folur rreth mundësisë së grevës në sektorin e arsimit pas fillimit të vitit të ri shkollor.

Ajo ka thënë se hallet dhe kërkesat e mësimdhënësve vazhdojnë të mos dëgjohen nga Ministria e Arsimit. “Hallet e mësimdhënësve nuk i ka dëgjuar as në të kaluarën Ministria e Arsimit e as tani”, u shpreh Shala.

Sipas saj, pas konstituimit të institucioneve, SBASHK-u është i gatshëm për dialog dhe për të paraqitur kërkesat e punëtorëve të arsimit, duke i cilësuar ato si legjitime dhe të arsyeshme. “Pas konstituimit të institucioneve SBASHK-u është i gatshëm për dialog dhe takime me qëllim që t’i paraqesë kërkesat e punëtorëve të arsimit dhe të gjenden zgjidhje për to”, tha ajo.

Megjithatë, Shala paralajmëroi se në mungesë të dialogut, nuk përjashtohen as veprimet sindikale. “Po, në rast se nuk do të ketë prapë dialog dhe nuk do të ketë bashkëpunim për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit, atëherë nuk përjashtohen as veprimet sindikale, natyrisht as greva”, theksoi ajo.

Duke folur për gjendjen aktuale, ajo tha se arsimi ka nisur me shumë probleme. “Subvencionimi i teksteve shkollore, kurrikulat, pastaj kërkesat e punëtorëve të arsimit, kontrata kolektive, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për 15 vitet e para të përvojës së punës, ngritja e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave dhe përkundër ngritjes së inflacionit, pastaj mos përfshirja e SBASHK-ut në trupat profesionalë të Ministrisë së Arsimit…”, u shpreh Shala.

Ajo shtoi se një problem i vazhdueshëm mbetet edhe moszgjidhja për punëtorët e arsimit që vuajnë nga sëmundje kronike. “Punëtorët e arsimit të cilët janë me sëmundje të rënda kronike, për të cilët kemi kërkuar vazhdimisht që t’u mundësohet pensionimi i parakohshëm, dhe një gjë e tillë nuk është duke u bërë”, tha ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 10:03Bastisje në Zubin Potok: Arrestohet një person, Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake
  • 09:40Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e KGJK-së
  • 09:22Si u kap dhe kush është Dukagjin Nikollaj? U ekstradua dje nga Spanja në Kosovë
  • 09:21Aksident në aksin Gjilan-Koretishtë, katër persona të lënduar
  • 08:59Labinot Rexha ftohet në polici, dyshohet se gjuajti me armë në një aheng