Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Samiti i NATO-s në Ankara, Rutte: 70 miliardë euro për Ukrainën dhe nisja e “NATO 3.0”

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 23:29
Samiti i NATO-s në Ankara, Rutte: 70 miliardë euro për Ukrainën dhe nisja e “NATO 3.0”

Ka përfunduar me sukses të plotë Samiti i NATO-s në Ankara të Turqisë, i cili ka reflektuar një unitet të jashtëzakonshëm mes aleatëve dhe ka shënuar hapa historikë drejt modernizimit të mbrojtjes kolektive.

Në përfundim të samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri të ditur se fokusimi i aleancës ka kaluar tashmë nga caktimi i thjeshtë i objektivave në arritjen e rezultateve konkrete.

Rutte vuri në dukje se aleatët mirëpritën udhëheqjen e Presidentit Trump, e cila po transformon dhe forcon Aleancën, ndërsa vlerësoi mikpritjen e shkëlqyer të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Mesazhi nga ky Samit është i thjeshtë: NATO i mban premtimet. Një vit më parë në Hagë, aleatët morën vendime historike për të forcuar Aleancën tonë. Këtu në Ankara, ne dëshmuam se ato angazhime po zbatohen në praktikë”, deklaroi kreu i NATO-s, raporton Klankosova.tv.

Ai tha se NATO ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm drejt objektivit për të investuar 5% të PBB-së në mbrojtje deri në vitin 2035. Vetëm në vitin e parë të këtij projekti 10-vjeçar, Rutte tha se shkalla e investimeve ka arritur tashmë në 4%.

Sipas tij, ky vrull u pasqyrua qartë në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes, ku bashkëpunimi mes qeverive dhe industrisë private solli shifra rekord.

“Shifrat janë marramendëse, duke përfshirë mbi 50 miliardë dollarë në marrëveshje të reja prokurimi brenda një dite të vetme”, njoftoi Rutte.

Mes risive më të mëdha të këtij samiti është lansimi i iniciativës “NATO’s Drone Edge”, një projekt pesëvjeçar ku aleatët do të investojnë 40 miliardë dollarë në sisteme të papilotuara (dronë). Në këtë kuadër, u nënshkruan kontrata të mëdha me industrinë amerikane dhe evropiane, përfshirë dronët “Triton” nga “Northrop Grumman” dhe sistemet e reja të aviacionit “AWACS” nga “Saab”.

Për të garantuar gatishmërinë luftarake, Sekretari i Përgjithshëm bëri të ditur se NATO ka ndërmarrë një hap historik për modernizimin e zinxhirit të furnizimit ma karburant, me një investim prej 27 miliardë eurosh. Ky investim, sipas tij, do të shkojë për përmirësimin e magazinave ekzistuese dhe ndërtimin e infrastrukturës së re, përfshirë tubacionet drejt krahut lindor të Aleancës.

Aleanca rikonfirmoi mbështetjen e saj për Ukrainën përballë agresionit rus. Aleatët u zotuan të ofrojnë të paktën 70 miliardë euro në pajisje ushtarake, ndihmë dhe trajnim për Ukrainën këtë vit, si dhe të njëjtën shumë vitin e ardhshëm.

Në fund, Rutte dërgoi një mesazh të prerë për sigurinë globale dhe mbrojtjen e çdo pëllëmbe të territorit të NATO-s.

“Këtu në Ankara, aleatët riafirmuan angazhimin e tyre të hekurt për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5: një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve, dhe ne do të qëndrojmë së bashku. Uniteti, solidariteti dhe forca jonë kolektive mbeten themeli i paqes, sigurisë dhe prosperitetit”, theksoi ai.

Sipas kreut të Aleancës, ky samit shënon zyrtarisht nisjen e epokës “NATO 3.0” – një aleancë më e balancuar, ku aleatët evropianë dhe Kanadaja marrin përgjegjësi më të mëdha krahas SHBA-së, për të garantuar sigurinë e 1 miliard qytetarëve në mbarë botën

Nato

Më shumë nga Lajme

  • 11:36Demaku për Kurtin: Nuk i kaloi inatet e brendshme politike, dështoi ta mbronte UÇK-në
  • 11:19Protesta e mbrëmshme, Policia: Pas përfundimit, pati vozitje të rrezikshme
  • 10:53Artan Behrami: Krerët e UÇK-së duhet të shpallen “Heronj të Kosovës” nga Albulena Haxhiu
  • 10:10A mund t’i falë presidenti i Kosovës katër të dënuarit nga Specialja, përgjigjet avokati i njohur
  • 09:41Prokuroria e Hagës sqaron se kur përfundon mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar