Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Samir Shahini reagon pasi Përparim Rama e shkarkoi nga drejtimi i Arsimit

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 18:16
Samir Shahini reagon pasi Përparim Rama e shkarkoi nga drejtimi i Arsimit

Samir Shahini, drejtori i deritashëm i Arsimit në komunën e Prishtinës, ka reaguar pas vendimit të kryetarit Përparim Rama për zëvendësimin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini ai ka konfirmuar se largimi i tij nga kjo pozitë vjen me vendim të kryetarit Rama, teksa ka treguar edhe për punët që thotë t’i ketë bërë gjatë mandatit të tij të deritashëm.

“Po i numëroj disa nga punët që kemi realizuar bashkë: Kemi vendosur standarde më të larta për mësimdhënie, kemi zgjeruar mësimin tërëditor në 7 shkolla të tjera, kemi finalizuar renovime në 14 shkolla, duke hapur edhe objektin e ri të shkollës 7 Shtatori, dhe çerdhen e re në lagjen Dardania, kemi filluar adaptimin e objektit të shkollës Avni Rustemi në Suteskë të Mramorit si çerdhen e parë në Gollak, kemi inicuar procesin e analizimit e largimit të ngarkesës administrative për mësimdhënësit, kemi shpërndarë mbi 300 tabela digjitale në dhjetëra shkolla për më pak se 1 vit, kemi filluar Ligen e Shkollave për djem, e këtë vit edhe për vajza, kemi nënshkruar rreth 40 marrëveshje bashkëpunimi me OJQ dhe biznese në të mirë të sistemit të arsimit, kemi kërkuar matje reale të dijes, dhe kemi shtyrë përpara përgjegjësinë në çdo nivel – nga drejtori te klasa”, tha Shahini.

Ai shtoi se këto asnjë nuk janë procese të lehta, por theksoi se janë të domosdoshme.

“Për këtë rrugë që kemi hapur, për gjithë punën e përkushtimin tim gjatë kësaj kohe jam jashtëzakonisht krenar, e sot largohem me kokën lart. Dhe mbi të gjitha, jam mirënjohës për ju që nuk keni zgjedhur rrugën më të lehtë, por atë që i shërben më së miri nxënësit”.

“Ndryshimi në arsim nuk vjen nga vendimet e një dite. Vjen nga qëndrueshmëria në procese. Nga guximi për të mos u kthyer mbrapa. Prandaj, vazhdoni. Mos e ulni standardin. Mos e ndalni ritmin. Sepse në fund, nuk është çështje mandati. Është çështje e së ardhmes së fëmijëve tanë”, përfundoi Shahini.

Reagimi i tij vjen pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nisur bashkëpunimin me PDK-në për ta qeverisur kryeqytetin

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 10:00Hoti: Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht dhe të obligojë Qeveria të veprojë, askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e popullit të Kosovës
  • 09:56BE-ja kërkon drejtësi për vrasjen e policit të EULEX-it
  • 09:48“Gara për Luftëtarin më të Mirë” në ShBA, ushtaraku i FSK-së siguron vendin e dytë
  • 09:41Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi: Kalimi i kohës s’e zbeh krimin
  • 09:31Sala Jashari kritikon Qeverinë Kurti: Ende s’ka një veprim konkret pas vendimit të Speciales