Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sali Berisha për ish krerët e UÇK: Ata janë të pafajshëm, lufta e tyre është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve

GD
Gazeta Demos12 dhjetor 2025 në 08:15
Sali Berisha për ish krerët e UÇK: Ata janë të pafajshëm, lufta e tyre është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se identiteti i tij është i lidhur ngushtë me Kosovën, duke thënë se “ai është kosovar” dhe se asnjëherë nuk ka bërë dallim mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Zotëri, unë jam kosovar… Tropoja është Kosovë, siç është Mitrovica, Suhareka. Unë mendoj njësoj për Shqipërinë dhe për Kosovën, nuk kam asnjë dallim”.

I pyetur për marrëdhëniet e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi, Berisha mohoi të ketë pasur tensione.

“Jo absolutisht! Ka ardhur në zyrë dhe i kam dhënë mbështetje të plotë. Kthehu te mitingu, te deklaratat e mia për UÇK-në”, tha ai.

Ai rrëfeu edhe një episod me një zyrtar britanik, i cili e kishte konsideruar atë “komisar të UÇK-së”.

“Jo, nuk jam komisar. Unë kam mbështetur luftën dhe lëvizjen. Pse është bërë shtëpia jote bazë e tyre? – më pyeti. Sepse është bërë bazë prej traditës dhe bindjes time. Ata janë vrarë për Kosovën”, tregoi Berisha.

Duke folur për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Berisha u shpreh i bindur për pafajësinë e tyre.

“Deri më sot nuk kam gjetur asnjë dëshmi që fakton krimet e tyre. Ata janë të pafajshëm”, deklaroi ai, duke theksuar se e respekton plotësisht ligjin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Në fund, Berisha e cilësoi luftën e UÇK-së si një nga faqet më të ndritura të historisë shqiptare.

“Pas luftërave të Skënderbeut, lufta e UÇK-së është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve”, tha ai./tvklan/

Ish-krerët e UÇK-sëSali Berisha

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë