Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sali Berisha i’a “huq” pak, flet për vërshimet në Durrës me foto të Drenasit

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 20:42
Sali Berisha i’a “huq” pak, flet për vërshimet në Durrës me foto të Drenasit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një gafë të madhe teksa ka kritikuar investimet në Durrës, qytet ky që po përballet me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Berisha në postim, i cili më pas është përmirësuar, prezanton një denoncim të qytetarit digjital, kritikon se si janë ndarë 31 milionë euro për përmbytje në Durrës, “por përmbytjet janë më të mëdha se kurrë”.

Bashkëngjitur fotografinë Berisha e kishte të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, i cili doli sot në terren pas vërshimeve në disa fshatra të Drenasit.

Postimi i plotë:

Ja pse përmbytet Durrësi!

31 milionë euro kundra përmbytjeve në Durrës!

Por përmbytjet më të mëdha se kurrë!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Ju pershendes Doktorr !

Durrsi permbyset jo nga reshjet, por nga vjedhjet. Kam koh qe kam denoncuar se stacioni i Hidrovorit qe ne projekt ka nje gabim te pa riparueshem. Eshte ndertuar 70 cm mbi kuoten 0, pra futet ne funksion kur niveli i ujit te ket arritur kuoten 70 cm mbi kuoten 0. Ky eshte pohim nga grupi i ndertimit.

E dyta une me doj se tubimin para kryeministris diten e hene ta zhvillojm ne Durres para Bashkis. Jo vetem tubim proteste por dhe nje demonstrim i shkurter me vidjo projektor i permbytjes familjare apo biznes. Gjithashtu mendoj po aty ne shesh para bashkis te firmoset nje denoncim nga ne dhe qytetaret duke ja referuar prokuroris ndaj kryetares se bashkis dhe ekipit drejtues per abuzim dhe shperdorim fondesh duke filluar nga Veliera, stacioni i Hidrovorit porto romano, vjedhja e fondeve per mirmbajtjen e sistemit te kullimit etj etj … pjesmarrja minimalisht mbi 3500 qytetar. Ky eshte nje moment qe duhet ta shfrytzojm me veprime konkrete dhe pa mohuar momentin e zemrimit qytetar. Jan miliona euro deme ne familje dhe biznese. Miqesisht..

Sali Berisha

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë