Prindon Sadriu ka reaguar pasi kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mbajti në një intervistë për CNN International ku foli për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Ai në reagimin e tij goditi kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti të cilin e akuzoi për shpenzim të miliona eurove për një intervistë të tillë.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani – zëri që nuk heshtet
Për herë të gjashtë në CNN, Presidentja i dha zë Kosovës në një nga platformat më të mëdha mediatike në botë. Këtë herë, në një intervistë me gazetaren e njohur të CNN, Isa Soares.
Nga zgjedhjet, dialogu dhe siguria rajonale te sfidat globale, ajo e ka përfaqësuar Kosovën me dinjitet, qartësi dhe vendosmëri para qindra miliona shikuesve në mbarë botën.
📺 12 shkurt 2021 – intervistë me Christiane Amanpour, CNN 📺 14 prill 2022 – intervistë me Christiane Amanpour, CNN 📺 1 korrik 2022 – intervistë me Becky Anderson, CNN 📺 3 tetor 2023 – intervistë me Christiane Amanpour, CNN 📺 4 korrik 2024 – intervistë me Becky Anderson, CNN 📺 8 qershor 2026 – intervistë me Isa Soares, CNN
Në një kohë kur propaganda po përpiqet ta heshtë, zëri i saj për Kosovës vazhdon të jehojë në skenat më të larta ndërkombëtare si kjo në CNN.
Në CNN dje, e më herët në FOX News, BBC, Al Jazeera, France24, CBS e gjigande tjerë mediatik, Vjosa nuk foli vetëm për Kosovën. Ajo bëri që bota, përmes paraqitjeve të saj, ta dëgjojë Kosovën.
Dhe, në fund, për dallim nga të tjerët që shpenzuan miliona euro për 1-2 intervista të tilla, Vjosa e bëri me 0 cent.