Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sadiku i LDK-së për Qeverinë Kurti: Këta nuk janë veç të dështuar, por edhe mashtrues

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 21:48
Sadiku i LDK-së për Qeverinë Kurti: Këta nuk janë veç të dështuar, por edhe mashtrues

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka hedhur kritika të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës, për situatën në sektorin e energjisë dhe për mungesën e realizimit të projekteve kapitale.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se gjatë pesë vjetëve të fundit të Qeverisë Kurti është prodhuar rrymë më pak, sesa në periudhën e njëjtë para se Lëvizja Vetëvendosje të vinte në pushtet.

Madje, paraqitjen e statistikave qeveritare për të arriturat në Kosovë, Sadiku i ka cilësuar si mashtrim.

“Kam pas tentu me relativizu këtë punë, duke thënë se këta janë të dështuar, por përveç që janë të dështuar, këta janë edhe mashtrues. Se për me pa që janë të dështuar, shihet prej projekteve, qytetarët i shohin se ato nuk ekzistojnë…problemi është se këta edhe po mashtrojnë me këto deklarata.

Sadiku ka shtuar se dështimet në qeverisje, ky pushtet po mundohet t’i arsyetojë me shumë zhvillime në botë.

“Në esencë, secilin dështim të tyre, po mundohen me e fsheh përmes problemeve globale, një kohë e përmendshin Ukrainën, tani Hormuzin…etj.”, ka thënë ai. Gjatë kësaj kohe kanë dështuar me prodhu energji elektrike, më pak është prodhuar energji elektrike gjatë pesë viteve të tyre, sesa pesë vite para tyre. Dështimi duhet me u bart me përgjegjësi. Por, kur mundohesh dështimin me tjetërsu me arsyetime banale, atëherë kemi të bëjmë me mashtrim.”, ka thënë ai.

Një prej problemeve me të cilat, sipas tij, po përballet Kosova është mungesa e zbatimit të planeve dhe strategjive.

“Nuk është problem te strategjia e plani, por problem po është zbatimi. Autostrada e Gjilanit, ose stadiumi e kanë projektin, por ato nuk ekzistojnë. Projektet kapitale po barten, projektet nuk po realizohen. Pse po ndodh kjo, këtu janë dy mundësi: Ose nuk po dinë, ose nuk po dojnë. Te dyja janë po aq të rrezikshme se njëra-tjetra.”, ka theksuar deputeti i LDK-së.

dështuarsadikuldk-së

Të ngjashme

Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush

Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush

18:40
Sadiku për Kurtin: Kryeministër, populli po ikë prej Kosovës sepse po ia vidhni shpresën

Sadiku për Kurtin: Kryeministër, populli po ikë prej Kosovës sepse po ia vidhni shpresën

17:51
Sadiku i akuzon deputetët e VV-së për hipokrizi: E votojnë Bordin e ZRRE-së, pastaj e kritikojnë për “llajka”

Sadiku i akuzon deputetët e VV-së për hipokrizi: E votojnë Bordin e ZRRE-së, pastaj e kritikojnë për “llajka”

14:52
Gaxherri: Veprimtarët e LDK-së paslufte u vranë për Kosovën

Gaxherri: Veprimtarët e LDK-së paslufte u vranë për Kosovën

21:41

Më shumë nga Lajme

  • 21:52Vodhi veturën në oborrin e shtëpisë së qytetarit nga Shtimja, arrestohet 19 vjeçari
  • 21:51Manaj: Asnjëherë s’e kemi akuzuar asnjë eksponent politik për vrasje
  • 21:50Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
  • 21:47Matoshi: Albin Kurtit i konvenojnë zgjedhjet, sa më shpesh që shkon, aq më i fortë del
  • 21:36“Besian Mustafa e di kush ia ka vr'arë babanë” – Xhavit Haliti me një porosi për LDK-në